Ministria e Kulturës, Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë në mbështetje të kuadrit ligjor shpall konkurs kombëtar për “Realizimin e logos kombëtare për 70-vjetorin e çlirimit të Shqipërisë”. Logoja për 70 vjetorin e Çlirimit, do të shoqërojë të gjitha evenimentet zyrtare të Institucioneve Qëndrore Shtetërore, si pjesë identifikuese e përvjetorit të Vitit Jubilar.
Në tërësinë e tyre, festimet e 70-vjetorit, duke marrë referencë nga një periudhë e rëndësishme e historisë shqiptare, do të vihen në shërbim të së ardhmes evropiane të vendit. Mesazhet e luftës së shqiptarëve për liri janë plotësisht evropiane dhe për këtë arsye përkujtimi dinjitoz i 70 Vjetorit të Çlirimit është një moment i rëndësishëm për të nxitur energjitë e vendit drejt integrimit evropian në këtë vit, jo vetëm shumë simbolik për të shkuarën e Evropës, por edhe shumë të rëndësishëm për të ardhmen evropiane të Shqipërisë. Festimet në këtë përvjetor do të kenë si synim edhe përafrimin e kësaj ngjarjeje historike me rininë.
Logo do të duhet të realizohet në këtë frymë.
Kushtet e pjesëmarrjes në Konkurs:
1. Në konkurs kanë të drejtë të marrin pjesë nxënësit e shkollave të mesme, studentë, dhe artistë të rinj.
2. Punimet duhet të jenë origjinale, të papublikuara dhe autori mban përgjegjësi ligjore për autencitetin e tyre para ligjit.
3. Në konkurs pranohen punime individuale dhe punime të realizuara në grup.
4. Punimi i Logos, së 70-Vjetorit te Çlirimt, duhet të jetë shprehje artistike figurative, ose grafike.
Detyra e Projektimit:
1. Punimi duhet të jetë shprehje artistike e konceptimit të një logoje, që përkujton 70-Vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë.
Punimi mund të paraqitet:
Punimet duhet të dorëzohet në Galerinë Kombëtare të Arteve, Tiranë deri më datë 02 Qershor 2014. Juria shqyrton punimet më datë 03 qershor 2014.
Më datë 03 qershor 2014, ditën e martë, do të shpallet fituesi i Konkursit, nga Juria në mjediset e GKA, Tiranë.
Vlerësimi artistik i Çmimit fitues është 150.000 (njëqind e pesëdhjetë mijë) lekë, ku përfshihet dhe taksat e aplikueshme.
Boceti fitues do të bëhet pronë e fondit të GKA, Tiranë.
Me përfundimin e Konkursit dhe shpalljes së bocetit fitues, ndërmjet artistit dhe GKA, Tiranë lidhet Kontrata për Pagesën ku subjekti fitues në bazë të Ligjit Nr.9380, dt.28.04.2005 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me të”, Neni 9 , pika c”, nuk i njihet e drejta e përfitimit material të mëtejshëm për përdorimin e veprës së tij nga ana e Shtetit Shqiptar.