Postuar më: 03/03/2015

Konkursi i poezisë frënge

Konkursi i poezisë frënge

 

                                                                                                                           Sofie, 27 shkurt 2015

Zyra Rajonale për vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore (BRECO) e  Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë (OIF) nis edicionin e dytë të konkursit  të poezisë franceze.  Në kuadër të javës së gjuhës frënge, e cila do të festojë këtë vit 20 vjetorin e saj, Organizata Ndërkombëtare e Frankofonisë,  nga data 14 deri më  22 mars 2015,  organizon edicionin e dytë të konkursit të poezisë në gjuhën frënge që do të zhvillohet nga data 2 deri më 18 mars 2015 në 6 vendet e rajonit të Europës Qendrore e Lindore (Shqipëria, Armenia, Bullgaria, Maqedonia, Republika e Moldavisë dhe Rumanisë) anëtare të Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë.

Për këtë edicion të dytë, duhet të shkruhet një poezi në gjuhën frënge, duke përdorur formën  poetike japoneze “Haïku”e cila duhet të ilustrojë sloganin “Kam në zemër, planetin tim” slogan i zgjedhur për të festuar Ditën Ndërkombëtare të Frankofonisë.

Në këtë konkurs kanë të drejtë të marrin pjesë nxënësit nga mosha 16 deri në 19 vjeç  të shkollave të mesme të këtyre 6 vendeve anëtare të OIF ??(Shqipëria, Armenia, Bullgaria, Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë, Republika Moldavi, Rumani), të cilët ndjekin në programin e tyre mësimor, gjuhën e huaj frënge, gjuhë të parë.

Të gjitha poezitë do të postohen në faqen e Facebook “Konkursi Haïku “Kam në zemër, planetin tim”, më 18 mars 2015 nga ora 10:00 deri në orën 18:00.  (sipas orës së Sofies dhe Bukureshtit), përmes  fjalës kyçe ” # j’ai ♥ maplanete “.

Përdoruesit e internetit votojnë për poezinë e tyre “Haïku” të preferuar deri ditën e premte, datë  30 mars, ora 17.00 (ora e Bukureshtit dhe Sofjes).

Të shumta janë çmimet që do të ndahen për poezitë e preferuara të  përdoruesve të internetit. OIF dhe partnerët e saj  ofrojnë për  fituesin e vendit të parë  një kurs gjuhe 3-javë në qendrën e gjuhëve  të Universitetit të Gjenevës dhe një udhëtim kulturor në Bullgari për fituesin e vendit të dytë. Për më shumë konsultoni adresën www.crefeco.org.

Kjo nismë është pjesë e mobilizimit të të rinjve frankofonë për të luftuar kundër ndryshimeve klimatike.

Lutem konsultoni adresën www.jeunesse.francophonie.org

Për më shumë informacion: www.francophonie.org

Kontakte:

CREFECO, 1 Rue Léopold SEDAR Senghor, kati 3, Sofia 1618, Bullgaria

Phone: (359 2) 955 59 71; (359 2) 489 48 45, info@crefeco.org

BRECO OIF 13-19 alecu Russo Bukuresht Kontakt shtypi: Adriana Barbu Adriana.barbu@clearpoint.ro Tel:. 40 21 314 96 17, 40 721 069 19