Ministrja e Arsimit dhe Sportit po merr pjesë në Samitin Global të Arsimit i cili po zhvillohet në Nju Jork në datat 16, 17 dhe 19 shtator.
Ditën e hënë, në datën 19 shtator do të mbahet takimi kryesor i këtij samiti ku do të marrin pjesë përfaqësues të shteteve nga e gjithë bota, të cilët do të mbajnë fjalën e tyre dhe do të angazhohen për veprimet që do të ndërmarrin për kapërcimin e krizës në arsim.
“Në Samitin Global të Arsimit 2022, organizuar nga Kombet e Bashkuara në New York. Arsimi është një e drejtë themelore për çdo fëmijë në botë, prandaj duhet të jetë në qendër të të gjitha planeve për të ardhmen,” – shkruan Ministrja Kushi në rrjete sociale.
Samiti Global i Arsimit i Kombeve të Bashkuara i mbledh liderët botërorë dhe ministrat e Arsimit nga gjithë bota për të transformuar arsimin, si përgjigje ndaj krizës globale në arsim, e cila u vu re qartë gjatë kohës së pandemisë së Covid 19, dhe që ka të bëjë me cilësinë, pabarazinë e thelluar, gjithëpërfshirjen, humbjet e të mësuarit pas pandemisë.
Gjatë samitit, komuniteti i arsimit do të diskutojë në thellësi sfidat dhe strategjitë për të ardhmen e arsimit, veçanërisht në pesë pista veprimi, që kërkon një angazhim nga të gjitha shtetet.
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=556296592962027&id=100057450729783