Postuar më: 08/10/2020

Ministrja Kushi, takim me nismëtarin e Kartës së Bolonjës, Prof. Fabio Roversi-Monaco

Ministrja e Arsimit Sportit dhe Rinisë Evis Kushi priti në zyrën e saj akademikun e njohur italian Prof. Fabio Roversi-Monaco, një ndër akademikët më me zë ndërkombëtarë.

Në këtë takim janë diskutuar marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Italisë mike në fushën e arsimit, si dhe është rënë dakord për t’i forcuar më tej dhe çuar akoma më përpara këto marrëdhënie në planin universitar.

“Sot pata kënaqësinë e veçantë të takoja Prof. Fabio Roversi-Monaco, një personalitet i mirënjohur ndërkombëtar i botës akademike, njëkohësisht nismëtar i “Kartës së Bolonjës” që është edhe themeli i unifikimit të sistemeve evropiane të arsimit të lartë” – shkruan ministrja Kushi në statusin e saj në Facebook.

 

Sot pata kënaqësinë e veçantë të takoja Prof. Fabio Roversi-Monaco, një personalitet i mirënjohur ndërkombëtar i botës…

Posted by Evis Kushi on E enjte, 8 Tetor 2020

 

Të rejat e fundit