Postuar më: 27/03/2015

Ministrja Nikolla në konferencën mbi studimet shqiptaro-greke

Ministrja Nikolla në konferencën mbi studimet shqiptaro-greke

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla ishte sot, e pranishme në konferencën e dytë ndërkombëtare mbi studimet shqiptaro-greke.

Gjatë fjalës së saj, Ministrj Nikolla tha se gjatë viteve të fundit, marrëdhëniet e bashkëpunimit në fushën e arsimit dhe të shkencës, ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë, janë intensifikuar.

“Pas më shumë se një dekade, në vitin shkollor 2014-2015, shkollat e pakicës kombëtare greke u pajisën me tekste shkollore në gjuhën amtare. Gjithashtu, Qeveria shqiptare përmbushi angazhimin për përmirësimin e cilësisë së tyre, duke konsultuar mësuesit dhe duke botuar tekstet shkollore që mësuesit i vlerësuan si më cilësore. Gjuha greke, po ashtu, është pjesë e provimeve me zgjedhje të Maturës Shtetërore”, u shpreh Nikolla.

Konferenca “ Përmasa diakronike dhe sinkronike të ndërveprimit gjuhësor dhe kulturor midis shqiptarëve dhe grekëve”, zhvillohet në Akademinë e Shkencave, me mbështetjen edhe të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.

Fjala e Ministres së Arsimit dhe Sportit në konferencën e dytë ndërkombëtare  të studimeve shqiptaro – greke