Më 7 korrik të gjithë nxënësit mund të regjistrohen në klasat e dhjeta për vitin shkollor 2023-2024. Procedura realizohet lehtë përmes platformës e-Albania dhe afati për t’u regjistruar zgjat deri në 20 korrik.
Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka ndarë lajmin për të gjithë nxënësit dhe prindërit ne rrjete sociale si dhe u ka uruar suksese.
POSTIMI I PLOTË I MINISTRES:
Të dashur nxënës dhe prindër!
Tashmë në sistemin e-Albania kanë nisur regjistrimet e nxënësve në klasat e dhjeta për vitin shkollor 2023-2024, të cilat do të vazhdojnë deri në datë 20 korrik.
Siç e dini, formulari i regjistrimit plotësohet në bazë të vendbanimit duke ndjekur procedurat e lehtësuara që zgjasin vetëm pak minuta, duke përjashtuar dorëzimin e dokumentacionit me prezencë fizike.
Suksese të gjithë nxënësve në këtë cikël të ri arsimor!
Për çdo pyetje apo paqartësi rreth procesit, mund të kontaktoni në adresën:
regjistrimineshkolle@arsimi.gov.al
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=750931740165177&id=100057450729783&mibextid=Nif5oz