Postuar më: 03/01/2017

Njoftim

Bazuar në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë për shkak të situatës së rënduar nga virusi i gripit në vend i cili vazhdon të jetë në rritje i favorizuar edhe nga kushtet e motit me temperatura shumë të ulëta, të cilat do të vazhdojnë edhe disa ditë, në bazë të nenit 7, pika 4 (masa të veçanta) të Ligjit 15/2016 (“Për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive”) sipas udhëzimeve kombëtare, të përgatitura nga Instituti i Shëndetit Publik, neni 26 i ligjit nr. 69/2012, Ministria e Arsimit dhe Sportit ka urdhëruar sot më datë 03.01.2017, mbylljen e çerdheve, kopshteve dhe shkollave të arsimit parauniversitar në datat 4, 5, 6, 7 Janar 2017