Në zbatim të:
të ministrit të Arsimit dhe Sportit, Znj. Lindita NIKOLLA, ftojmë shtëpitë botuese të paraqesin në MAS, brenda datës 06.10.2014, botime të tyre për përditësimin e listave rekomanduese të literaturës artistike, studimore, shkencore dhe didaktike për bibliotekat e shkollave të arsimit parauniversitar.
Bordet do të marrin në shqyrtim literaturën artistike me vlera të spikatura letrare, botimet me vlerë studimore në fushën e lëndëve shoqërore, botimet me vlera të karakterit formues dhe edukues në fushën e lëndëve shkencore, si dhe botimet didaktike për lëndët e planit mësimor.
Literatura e ofruar për nxënësit të jetë e përshtatshme me grup-moshën së cilës i referohet, si dhe me programet mësimore të arsimit parauniversitar (parashkollor, arsimi bazë dhe arsimi i mesëm). Literatura për mësuesit të jetë në përputhje me prioritet kombëtare për zhvillimin profesional të mësuesve dhe drejtuesve të shkollave. Për botimet e përkthyera, bordet do të preferojnë përkthimin nga gjuha origjinale. Bordet përjashtojnë nga shqyrtimi çdo botim i cili ka në përmbajtjen e vet aspekte të diskriminimit, të ndaluara me ligj në Republikën e Shqipërisë.
Bordet do të shqyrtojnë botime të ofruara vetëm nga shtëpi botuese.
Botimet që do të paraqiten në borde nga shtëpitë botuese, të shoqërohen me dokumentacionin e mëposhtëm:
– Shkresë zyrtare, nënshkruar nga përfaqësuesi ligjor, ku të jepen titujt e paraqitur si dhe arsyetimi në bazë të të cilit shtëpia botuese ka bërë përzgjedhjen.
– 2 (dy) recensa për çdo botim, hartuar nga autoritete të njohura të fushës së botimit përkatës, ku të evidentohen vlerat si dhe përshtatshmëria e veprës me kërkesat e programit mësimor dhe përdoruesve (nxënës, mësues) të cilëve u adresohet.
– Kontratën e noterizuar të shtëpisë botuese me autorin apo titullarin e të drejtave mbi veprën origjinale.
– 2 (dy) kopje për çdo libër.
Shënime.
1.Shtëpitë botuese nuk do të paraqesin për shqyrtim tituj që janë vlerësuar më parë nga bordet.
2.Titujt e dorëzuar në vitin 2012, do t’u paraqiten bordeve për shqyrtim, bazuar në dokumentacionin e paraqitur në MAS nga botuesit gjatë atij viti.
Për sqarime më të hollësishme, mund të kontaktoni në adresat:
Besnik.Rama@arsimi.gov.al 067 26 65 525
Tatjana.Vucani@arsimi.gov.al 069 21 00 298