Postuar më: 04/10/2017

Njoftim i ZA Pukë për ngjarjen në Shkollën e Mesme të Bashkuar "Nikoll Lleshi" Gjegjan

Njoftim i ZA Pukë për ngjarjen në Shkollën e Mesme të Bashkuar "Nikoll Lleshi" Gjegjan

Sot  me  datën  04.10.2017  në  Shkollën e Mesme  të  Bashkuar  “Nikoll  Lleshi” Gjegjan, rreth orës 10 të mëngjesit, pas njoftimit dhe propozimit të drejtorisë së shkollës, Zyra Arsimore  ka pezulluar  procesin mësimor, pasi disa nxënës kanë paraqitur probleme shëndetësore.

Një ditë më parë, më datë 03.10.2017, rreth orës 14:00, pas përfundimit të procesit mësimor, ambientet  e  brendshme  të  shkollës  janë dezinfektuar nga specialistët  e Drejtorisë së Shëndetit Publik Pukë, në  bashkëpunim me strukturat përkatëse të Bashkisë së qytetit . Sot nxënësit  dhe mësuesit u paraqitën pranë  shkollës sipas orarit  mësimor  në  orën  0740, ndërsa  shërbimi  sanitar  i  shkollës po vazhdonte të kryente pastrimin e ambienteve. Për këtë arsye drejtoria e shkollës në bashkëpunim me  mësuesit vendosën shtyrjen e mësimit  me një orë, ata gjykuan se duheshin  ajrosur ambientet e shkollës, pasi  vërehej aromë e rëndë e lëndëve dezinfektuese. Gjatë kësaj kohe u ajrosën ambientet e shkollës duke hapur dyer e dritare si dhe u pastruan këto ambiente. Mësimi filloi në orën 9.00 dhe rreth orës 10 nxënësit  filluan të  paraqesin shqetësime shëndetësore. Me të marrë shqetësimin drejtori i Zyrës Arsimore u paraqit menjëherë  pranë  Qendrës  Shëndetësore Gjegjan dhe  urdhëroi pezullimin  e  mësimit  deri  në  një njoftim të dytë.

Gjatë gjithë kohës drejtoria  e  shkollës ka shoqëruar pranë ambienteve të  Qendrës Shëndetësore nxënësit dhe  mësuesit që paraqitën probleme.

Fëmijët që paraqitën probleme shëndetësore u trajtuan me serume pranë Qendrës Shëndetësore Gjegjan, gjithsej 7 raste nga të cilat 2 raste u transportuan në spitalin e Pukës për trajtim të specializuar, aktualisht gjendja e tyre paraqitet  e stabilizuar. Rreth  orës  1200  në  ambientet  e  shkollës  u  paraqit grupi i përfaqësuesve të  DSHP –së të cilët morën kampione në pjesë të caktuara të ambienteve të brendshme të shkollës dhe po konkludojnë mbi  shkaqet e mundshme që shkaktuan  probleme shëndetësore të fëmijëve.

Situata po monitorohet me përparësi hap pas hapi, dhe në kontakt të vazhdueshëm me Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë.