Postuar më: 06/10/2015

Njoftim për fituesit e trojeve

Njoftim për fituesit e trojeve

Ministria e Arsimit dhe Sportit shpall listën e kandidatëve nga Republika e Kosovës, si dhe kandidatëve shqiptarë nga Maqedonia, Mali i Zi, Presheva, Bujanovci dhe Medvegja, fitues në ciklin e parë të studimeve me kohë të plotë si dhe në programe të integruara të ciklit të dytë, në IAL publike.

Lista e kandidatëve fitues

Lista e kandidatëve fitues shtesë

Renditja e kandidatëve  fitues, për vitin akademik 2015-2016, është bërë në bazë të meritës  (nota mesatare e shkollës së mesme dhe notat e lëndëve për të cilat IAL-të publike kanë vendosur koeficientet më të lartë për pranimet)

Njoftohen të gjithë kandidatët fitues që regjistrimet do të zgjasin deri në datën 15 tetor 2015. Datat për vijimin e procedurave do të bëhen të ditura përmes një udhëzimi të ri të Ministrit të Arsimit dhe Sportit.