1. Ministria e Arsimit dhe Sporti njofton të gjithë kandidatët nga Republika e Kosovës, si dhe kandidatët shqiptarë nga Maqedonia, Mali i Zi, Presheva, Bujanovci dhe Medvegja, të aplikojnë pranë (MAS), nga data 02 deri në datën 09 nëntor 2015 për të përfituar nga kuotat e ciklit të dytë të studimeve në IAL publike, viti akademik 2015-2016.
Kandidatët të shprehin 5 preferenca të ndryshme lidhur me aplikimin në programet e preferuara të studimit sipas formularit në Shtojcën nr. 1, bashkëlidhur Udhëzimit Nr. 47, datë 02.11.2015.
Kandidatët në momentin e aplikimit duhet të dorëzojnë dokumentacionin sipas parashikimit në Udhëzimin Nr. 47, datë 02.11.2015 që gjendet në link-un më poshtë.
Aplikimet me dokumentacion të paplotë nuk merren në konsideratë.
Përzgjedhja e kandidatëve bëhet nga një Komision i Posaçëm i ngritur me urdhër të Ministrit të Arsimit dhe Sportit. Vlerësimi do të bëhet mbi kriterin e meritës, bazuar në notën mesatare të të gjitha viteve të studimeve universitare të ciklit të parë dhe në notën mesatare të të gjitha viteve shkollës së mesme, eventualisht, duke vlerësuar dhe programet që gjykohet të jenë prioritare sipas propozimeve të autoriteteve të vendeve përkatëse, si dhe duke marrë parasysh kapacitetet pritëse të çdo IAL-je për programin përkatës të studimit. Nëse, do të rezultojnë kandidatë me pikë të barabarta, do t’i nënshtrohen testimit që do të kryhet nga MAS.
2. Njoftohen kandidatët me statusin e ish-të dënuarit dhe të përndjekurit politik, të verbrit, të invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik, të jetimit si dhe romët dhe ballkano-egjiptianët, të aplikojnë direkt në MAS, nga data 02 deri në 09 nëntor 2015, për të përfituar nga kuotat e ciklit të dytë të studimeve në IAL publike, viti akademik 2015-2016.
Kandidatët të shprehin 5 preferenca të ndryshme lidhur me aplikimin në programet e preferuara të studimit sipas formularit në Shtojcën nr. 1, bashkëlidhur Udhëzimit Nr. 49, datë 02.11.2014. Dokumentet që duhen dorëzuar i gjeni në link më poshtë.
3. Njoftohet të gjithë kandidatët që aplikojnë për transferim studimesh dhe për program të dytë studimi, të aplikojnë pranë Institucioneve të Arsimit të Lartë nga data 02 deri në 09 nëntor 2015.
Udhëzimi për kriteret dhe procedurat e pranimit dhe regjistrimit është në link mëposhtë.