Postuar më: 26/10/2014

Njoftim për maturantët / kandidatët që kanë aplikuar në Raundin e dytë me formularin A3

Njoftim për maturantët / kandidatët që kanë aplikuar në Raundin e dytë me formularin A3

Njoftojmë maturantët / kandidatët që kanë aplikuar në Raundin e dytë me formularin A3 se shpallja e rezultateve është shtyrë për arsye teknike.

Kompania që administron Portalin e Maturës  Shtetërore Online lajmëron se shpallja dhe publikimi i fituesve të raundit të dytë shtyhet deri ditën e martë, datë 28 tetor 2014.

Regjistrimi i studentëve pranë fakulteteve ku janë shpallur fitues do të bëhet në ditët në vazhdim 29 – 31 tetor 2014, çdo ditë nga ora 09.00 deri 18.00, pranë sekretarive mësimore të këtyre fakulteteve.