Njoftohen të gjithë kandidatët nga Bujanovci dhe Presheva që kanë aplikuar për programin e integruar të studimit në “Mjekësi e përgjithshme” se, në zbatim të Udhëzimit nr. 26, datë 18.08.2015 “Për procedurat e pranimit dhe regjistrimit për kandidatët nga Republika e Kosovës, si dhe kandidatët shqiptarë nga Maqedonia, Mali i Zi, Presheva, Bujanovci dhe Medvegja, në ciklin e parë të studimeve me kohë të plotë, si dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, në institucionet publike të arsimit të lartë, për vitin akademik 2015 – 2016”, testimi i kandidatëve të përcaktuar në listat e shpallura paraprakisht, do të zhvillohet ditën e mërkurë, datë 14 tetor 2015, ora 14:00 në mjediset e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.