Në mbështetje të nenit 47 të ligjit nr. 69/2012, datë 21.06.2012 “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë” dhe të Vendimit të Këshillit Ministrave Nr. 107, datë 10.02.2010 “Për botimin, shtypjen, shpërndarjen dhe shitjen e teksteve shkollore të sistemit arsimor parauniversitar”, i ndryshuar, Ministria e Arsimit dhe Sportit shpall publikisht kërkesën për tekste të botuesve të huaj për gjuhën frënge për klasat 11 dhe 12.
Tekstet e kërkuara duhet të kenë detyrimisht përputhje me programin përkatës në fuqi të gjuhës frënge, me kurrikulën bërthamë dhe me zgjedhje të detyruar të gjimnazit, për klasën e 11-të dhe të 12-të. Libri i nxënësit duhet të jetë i shoqëruar detyrimisht me fletoren përkatëse të punës, njësi e ndarë fizikisht nga libri i nxënësit ose e përfshirë si pjesë e dallueshme në librin e nxënësit.
Kërkesat do të pranohen vetëm nëpërmjet distributorëve të autorizuar prej botuesve. Distributori duhet të jetë i njohur ligjërisht për shpërndarjen dhe shitjen e teksteve të miratuara në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.
Në datën 11 gusht 2014, nga ora 12.00 deri 16.00, në adresën: Ministria e Arsimit dhe Sportit, Drejtoria e Arsimit Parauniversitar, Sektori i Kurrikulës, Cilësisë dhe Koordinimit, Rruga e Durrësit nr. 23, Tiranë (personi i kontaktit z. Piro Milo), distributori duhet të paraqesë këto dokumente:
Të gjitha dokumentet duhet të jenë në gjuhën shqipe, ose të përkthyera në shqip dhe të noterizuara. Dokumentet, në asnjë rast, nuk i kthehen dorëzuesit.