Struktura organizative e COST-it, Komiteti i Zyrtarëve të Lartë (CSO), ka pranuar unanimisht kërkesën e Shqipërisë për anëtarësim me të drejta të plota në programin COST (Bashkëpunimi Evropian në Shkencë dhe Teknologji). Shqipëria tashmë është vendi 37-të që i bashkohet programit COST.
Më datë 25-26 prill 2018 në Rejkavik të Islandës u zhvillua takimi i 203 i Komitetit të Zyrtarëve të Lartë gjatë së cilit u morë vendimi se Shqipëria i plotëson të gjitha kërkesat mbi anëtarësimin me të drejta të plota në programin COST. Institucionet shqiptare kanë marre pjesë në të paktën 2 programe kuadër të njëpasnjëshme të Bashkimit Europian, dhe në të paktën 5% të veprimeve të drejtuara nga COST-it.
Komuniteti shqiptar i kërkimit shkencor aktualisht është duke marrë pjesë në rreth 10% të veprimeve të drejtuara nga COST.
Shqipëria vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Europian, është përfshirë në mënyrë aktive në bashkëpunimin rajonal dhe ka nënshkruar Strategjinë Rajonale R&D për Inovacionin e Ballkanit Perëndimor, miratuar në muajin tetor 2013.
Komisioni Europian se fundmi ka publikuar raportin e vitit 2018 për Shqipërinë, si pjesë e strategjisë së Ballkanit Perëndimor, si dhe i ka rekomanduar Këshillit hapjen e negociatave në kuadër të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.