Postuar më: 17/08/2016

Sqarim për maturantët

Sqarim për maturantët

Ditën e sotme, në faqen e rrjetit social të Facebook-ut: JETA OSHT QEF, është publikuar një komunikim mes një maturanteje dhe Agjencisë Kombëtare të Provimeve.

Ju bejmë me dije se Agjencia Kombëtare e Provimeve nuk disponon faqe zyrtare në Facebook dhe komunikimi me AKP realizohet vetëm përmes faqes zyrtare: www.akp.gov.al.

Për sa më sipër komunikimi i publikuar në këtë faqe është i pavërtetë dhe nuk është realizuar me asnjë zyrtar të institucionit të AKP-së.

Duke u bashkuar me shqetësimin tuaj lidhur me këtë keqkuptim, ju ftojmë të komunikoni pranë institucioneve tona ose të vizitoni faqet e MAS dhe AKP-së www.akp.gov.al dhe www.arsimi.gov.al