Postuar më: 17/03/2016

THIRRJE PËR PJESËMARRJE NË SEMINARIN MBARËKOMBËTAR PËR MËSIMIN PLOTËSUES NË GJUHËN SHQIPE NË DIASPORË “SHKODRA 2016”

THIRRJE PËR PJESËMARRJE NË SEMINARIN MBARËKOMBËTAR PËR MËSIMIN PLOTËSUES NË GJUHËN SHQIPE NË DIASPORË “SHKODRA 2016”

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) e Kosovës, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe  Sportit (MAS) të Shqipërisë, do të organizojnë seminarin XII mbarëkombëtar për mësimin plotësues të gjuhës shqipe në diasporë “Shkodra 2016”.

Duke u mbështetur në kalendarët shkollorë të shteteve të ndryshme dhe për të mundësuar pjesëmarrje të gjerë të mësuesve të diasporës, është menduar që seminari i këtij viti t’i zhvillojë punimet në datat 01-04 gusht 2016, në qytetin e Shkodrës.

Në seminar do të marrin pjesë ligjërues shqiptarë, punonjës shkencorë, specialistë dhe ekspertë të arsimit, titullarë dhe zyrtarë shteti, si dhe një ligjërues i huaj nga qarqet përkatëse profesionale të ndonjërit prej shteteve ku zhvillohet mësimi shqip.

Pjesën tjetër, me shumë interes, do ta përbëjnë prezantimet-ligjëratat profesionale të vetë mësuesve, që do të sjellin përvojat personale, të ndërtuara mbi baza kërkimore-hulumtuese dhe empirike. Kësisoj, parapëlqehen tema me përvoja konkrete që reflektojnë dobi dhe  interes profesional.

TEMATIKA E PUNIMEVE DO TË JETË RRETH FUSHAVE:

  • Gjuhë dhe letërsi shqipe
  • Histori dhe gjeografi
  • Trashëgimi kulturore dhe artistike
  • Metodologji të mësimdhënies dhe teoritë e të nxënit
  • Zhvillimi profesional i mësuesit

DËRGIMI I PUNIMIT TË PROPOZUAR

Për të dërguar punimin tuaj për seminarin (bashkëlidhur fletëparaqitjes):

FLETËPARAQITJE PËR PJESËMARRJE NË SEMINARIN  XII MBARËKOMBËTAR PËR MËSIMIN PLOTËSUES NË GJUHËN SHQIPE NË DIASPORË “SHKODRA 2016”

Dërgoni me e-mail, bashkëlidhur me fletëparaqitjen në adresat :

 nuhi.gashi@rks-gov.net    (tel.+37744830041) dhe

 Anila.Ferizaj@arsimi.gov.al (tel: 00355692649859)

  • Fushën e propozuar (zgjidhni një nga fushat  e mësipërme);
  • Titullin e propozuar;
  • Abstraktin, maksimumi 250 fjalë.
  • Prezantimet nuk duhet të zgjasin më shumë se 30 minuta.
  • Punimet të jenë 4000 – 7000 fjalë, madhësi germe 12, Times New Roman, hapësirë 1.5, në gjuhën shqipe, si dhe të përdoret stili APA i citimit dhe i bibliografisë.
  • Marrja e materialeve tuaja do të njoftohet me e-mail brenda 48 orëve.
  • Afati për konfirmimin e paraqitjes me prezantime/kumtesa është deri më  datë 15 qershor  2016.

TË TJERA

  • Një pjesë e seminarit do të  zhvillohet  në grupe pune tematike më të vogla (punëtori-workshope), ndaj janë të mirëpritura edhe propozime për aktivitete të ndryshme.
  • Brenda datës 01 qershor  2016, të paraqiten edhe propozimet për promovime krijimesh autoriale në fushat me interes didaktik; tekste e mjete mësimore, materiale e produkte të tjera konkrete me interes mësimor etj.
  • Deri më datën 01 korrik 2016, do t’ju dërgojmë programin e plotë të seminarit.
  • Sikurse në seminaret e mëparshme, edhe këtë vit shpenzimet e qëndrimit dhe të transportit (nga Tirana dhe nga Prishtina për në Shkodër ) i mbulojnë ministritë përkatëse.
  • Organet e pushtetit vendor dhe Drejtoria Arsimore Rajonale e qytetit të Shkodrës do të mundësojnë që pjesëmarrësit në seminar të njihen me kulturën, historinë dhe traditat e lashta të këtij rrethi.

Në sirtar/Attach/ do të gjeni fletën përkatëse të paraqitjes-konfirmimit të pjesëmarrjes në seminarin “Shkodra 2016”, të cilën, pasi ta keni plotësuar, e dërgoni në adresat:

nuhi.gashi@rks-gov.net (tel.+37744830041) dhe

Anila.Ferizaj@arsimi.gov.al (tel: 00355692649859)

Luteni që pjesëmarrjen tuaj ta konfirmoni brenda datës 01 qershor 2016.