Postuar më: 21/02/2020

Thirrje për votim për përfaqësuesin rinor në Bordin Drejtues të Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor (ZRBR)

 

Mbështetur në ligjin nr. 116/2016 “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor për ngritjen e Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor”, statutin e Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor (ZRBR), ligjin nr. 75/2019 “Për rininë”, urdhrin e Zëvendësministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë, përgjegjës për çështjet e rinisë, nr. 46, datë 07.02.2020 “Për fillimin e procedurave të përzgjedhjes së përfaqësuesit rinor në Bordin Drejtues të Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor, mënyrën e caktimit të kritereve dhe përzgjedhjes së kandidatëve”, hapet thirrja për fillimin e procedurave të përzgjedhjes së përfaqësuesit rinor në Bordin Drejtues të Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor (ZRBR):

Në përfundim të fazës së parë, të thirrjes për aplikim për përfaqësues rinor në Bordin Drejtues të Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor (ZRBR), datë 12.02.2020,

 

kandidatët e kualifikuar për të vijuar në fazën e votimit janë:

 

 

 

Informacion mbi procedurën e votimit dhe të përzgjedhjes së fituesit

 

Kandidatët e mësipërm, të kualifikuar për të vijuar në fazën e votimit, votohen nga organizatat jofitimprurëse që plotësojnë kriteret e mëposhtme, sipas parimit ‘një organizatë, një votë’, nëpërmjet adresës elektronike rinia.ryco@arsimi.gov.al, nga data  e shpalljes së thirrjes për votim deri në datë 27 shkurt, ora 24:00.

 

Rikujtojmë se në rastin e votimit të shumëfishtë nga e njëjta organizatë, votat e saj do të konsiderohen të pavlefshme. Gjithashtu, do të konsiderohet e pavlefshme vota e organizatës jofitimprurëse, e cila nuk ka ngarkuar dokumentacionin si më poshtë ose ka shkelur afatin e votimit.

 

 

Organizatat jofitimprurëse (OJF) që do të votojnë duhet:

 

  • të jenë të regjistruara në përputhje me legjislacionin shqiptar për organizatat jofitimprurëse;
  • të kenë si objekt të veprimtarisë së tyre të parashikuar në statutin e organizatës aktivitete dhe veprimtari rinore;
  • të kenë status “aktiv”.

 

Organizata jofitimprurëse duhet të dërgojë në adresën elektronike rinia.ryco@arsimi.gov.al emrin e kandidatit që do të votojë dhe të ngarkojë dokumentacionin si më poshtë :

 

  • vendimin e gjykatës për regjistrimin;
  • statutin e miratuar;
  • NIPT;
  • vërtetim lidhur me statusin (aktiv/pasiv)/ ose vet-deklarim nga OJF për statusin aktiv të vulosur dhe skanuar sipas formatit bashkëlidhur këtu.

 

 

  • Pas përfundimit të periudhës së votimit në 27 shkurt, ora 24:00, Komisioni “Ad Hoc” bën numërimin e votave dhe lajmëron elektronikisht të gjithë kandidatët mbi numrin e votave të marra prej tyre dhe renditjen e siguruar nga votimi.

 

  • Të gjithë kandidatët kanë të drejtë të ankimojnë renditjen brenda dy ditëve nga lajmërimi elektronik.

 

  • Fitues shpallet kandidati që ka marrë numrin më të lartë të votave.

 

  • Shpallja e fituesit publikohet në faqen zyrtare të ministrisë, pas përfundimit të periudhës së ankimimit.

 

 

 

Të rejat e fundit