Postuar më: 31/08/2016

Aplikimi me formularin A1Z për të gjithë kandidatët shtetas të huaj

Aplikimi me formularin A1Z për të gjithë kandidatët shtetas të huaj

Bazuar në udhëzimin nr. 13, datë 22.07.2016, i ndryshuar, njoftohen të gjithë kandidatët shtetas të huaj që dëshirojnë të ndjekin studimet në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë, se aplikimi me formularin A1Z kryhet në datat 31 gusht 2016 – 4 shtator 2016, në shkollat apo institucionet arsimore të autorizuar nga MAS për hedhjen në Portalin e Maturës Shtetërore të rezultateve të provimeve të MSH dhe notës mesatare të njësuar në MAS, nën mbikëqyrjen e specialistëve të DAR/ZA dhe MAS.

Hedhja e mesatares në sistem sipas VKM nr. 407, datë 01.06.2016, kryhet në datat 5-10 shtator 2016, pasi kandidatët kanë bërë pagesën e tarifës së aplikimit në vlerën 2000 lekë.

Kandidatët shtetas të huaj për ndjekjen e studimeve në IAL, duhet të kryejnë procesin e aplikimit online, për kuotat për shtetasit e huaj, në Portalin e Maturës Shtetërore, në datat 5 – 10 shtator 2016, sipas procedurave të përshkruara në udhëzuesin teknik të publikuar në faqen zyrtare të AKP-së.

Kandidatët shtetas të huaj aplikojnë me formularin e aplikimit, duke zgjedhur deri në 10 (dhjetë) programe studimi nga lista e programeve të studimit që ofrohen nga IAL-të, për vitin akademik 2016-2017.

KUJDES:

Ky aplikim kryhet VETËM nga shtetasit e huaj.

Ky aplikim NUK mund të kryhet për kuotat e veçanta, për kandidatët nga Republika e Kosovës, kandidatët me origjinë shqiptare nga Maqedonia, Mali i Zi, Presheva, Medvegja dhe Bujanovci, si dhe kandidatët me status të verbri, invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik, jetim, romë dhe egjiptianë.