Postuar më: 30/06/2018

Arritje në Sport

Volejbollistet medalje bronzi ne Evropë
Kombëtarja e Volejbollit për Femra shënoi një rezultat pozitivndërkombëtar me renditjen në vendin e 3-të në Ligën e Evropës, duke e rikthyer këtë sport në vendin e vlerave qëmeriton. Pas arritjes së këtij rezultati, ekipi i kombëtares ështëpritur në Ministrinë e Arsimit nga ministrja znj. Lindita Nikolla e cila premtoi edhe më shumë mbështetje për volejbollistët që bënë të ndihen krenar gjithë shqiptarët me talentin e tyre. Volejbollistet dhe trajneri i tyre vlerësuan këtëmbështetje si një mundësi e madhe për brezat e rinj, për tëshënuar rezultatet edhe më të mira për kombëtaren kuqezi.“Unë jam shumë e lumtur për shumë e shumë arsye, një herë së pari patjetër sa herë që sporti shqiptar bën përpara çdo qytetar I zakonshëm ndihet krenar jo më unë që kam fatin të jem ministër edhe e Sportit. Keni bërë të mundur ta kthejmë kokën fal arritjeve tuaja në sportin e volejbollit për të mundësuar edhe më shumë mbështetje, sepse e keni merituar me djersën, me talentin, me duartrokitjet edhe me këtë trofe që keni marrë në këtë garë”, tha ministrja Nikolla.

Të rejat e fundit