Shqipëria u bë pjesë e fushatës Jo Gjuhës së Urrejtjes në muajin mars 2014. Kjo fushatë është inicuar nga Këshilli i Evropës në vitin 2012, ku janë përfshirë 42 shtete të cilat janë pjesë e KiE-së. Fushata është bazuar në një platformë evropiane dhe një program të aktiviteteve të drejtuara nga Departamenti i Rinisë pranë Këshillit të Evropës – përgjegjësi e Këshillit të Përbashkët për Rininë.
Kjo fushatë ka për qëllim:
Demokracinë dhe të rinjtë;
Në kuadër të riaktivizimit të fushatës Jo Gjuhës së Urrejtjes, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë do të organizojë takim me organizatat e shoqërisë civile të interesuara për të qenë pjesëmarrëse në këtë fushatë.
Ky takim do të realizohet në ambientet e COD pranë Kryeministrisë në datë 25 Qershor 2019, ora 10.00
Temat kryesore gjatë takimit do të jenë:
Janë të ftuara të gjitha organizatat e interesuara për të qenë pjesë e kësaj fushate, që kanë në fushën e veprimtarisë së tyre mbrojtjen e të drejtave të njeriut, të plotësojnë formularin për pjesëmarrje dhe ta dorëzojnë në adresën: jehona.varfi@arsimi.gov.al.
FORMULAR APLIKIMI PËR PJESËMARRJE NË FUSHATËN “JO GJUHËS SË URREJTJES”