Postuar më: 30/06/2018

Bashkëpunim arsimor Kosovë-Shqipëri

Tryezë e profesorëve mbi nevojat dhe sfidat e arsimit
Profesorët dhe studiuesit e Shqipërisë dhe Kosovës për herë të parë mblidhen në një tryezë për të bashkëpunuar në projekte konkrete. Drejtues të Albanologjisë, Institutit të Historisë dhe rektorët e universiteteve publike, në qytetin e Prizrenit, diskutuan mes tyre për të hartuar një axhendë të përbashkët të cilën do t’ia paraqesin qeverive respektive. Pikat konkrete të diskutimit u bazuan në 3 indikatorë me rëndësi, si lëvizshmëria e profesorëve për projekte konkrete shkencore dhe studimore, ngritja e kuotave të studentëve për degë të rralla studimi dhe diskutime për ngritjen e kampuseve verore mes dy vendeve. Këto takime në nivel profesorësh dhe akademikësh u zhvilluan me kërkesë të dy ministrave të Arsimit të cilët pas përfundimit të këtyre tryezave morën pjesë edhe në 140 vjetorin e Lidhjes së Prizrenit.

Të rejat e fundit