Postuar më: 24/03/2015

Çmimi Zayed dhe dhjetë bursat nga Instituti i Masdarit Abu Dhabi

Për të gjithë të interesuarit ju bëjmë me dije se ofrohen bursa studimi në Masdar, Abu Dhabi.

Çmimet Zayed për Energjinë e së Ardhmes, ndahen në këto kategori:

  1. Large Corporation – është një certifikatë mirënjohjeje. U jepet kompanive me qarkullim monetar mbi 100 milion usd/vit, të cilat kanë sjellë në treg inovacion teknologjik në fushën e teknologjisë së rinovueshme. Në 2014 kjo certifikatë iu dha kompanisë Panasonic.
  2. Small dhe Medium Sized Enetrprise – kjo kategori shoqërohet me një çmim prej 1.5 milion usd. U jepet kompanive me qarkullim vjetor më të vogël se 100 milion usd. Ky çmim për 2015 iu dha një kompanie nga Kenia për inovacionin: Pay as you go.
  3. Non-Profit Organization – kjo kategori shoqërohet me një çmim prej 1.5 milion usd. U jepet Organizatave Jofitimprurëse që kanë gjetur zgjidhje inovative për çështje që lidhen me energjinë dhe impaktin social. Në 2014 e mori një OJF nga Filipinet, për modifikimin e shisheve plastike në ndriçues me energji diellore.
  4. Lifetime Achievement – kjo kategori shoqërohet me një çmim prej 500 mije usd dhe i jepet personaliteteve  që i kanë kushtuar jetën një kauze që lidhet me energjinë e të ardhmes, mbrojtjes së ambientit etj. Në 2014 iu dha Al Gore.
  5. Global High Schools – kjo kategori ka një çmim prej 500 mijë usd, por ndahet për pesë shkolla nga pesë kontinente të ndryshme, ku çdo shkolle i takon nga 100 mijë usd, në rast përzgjedhjeje.

Kriteret që përdoren në përzgjedhje janë: impakti në shoqëri, inovacioni, lidershipi, dhe vizioni afatgjatë. Kategoritë 1, 2, 3 duhet të kenë produkte të testuara në treg, ndërsa 4 dhe 5 lidhen më shumë me lidershipin dhe vizionin. Në rastin e Shqipërisë, kategoria e pestë sugjerohet si më e pështatshmja.

Aplikimi për të gjitha çmimet është i lirë, gjithkush mund të aplikojë online në portalin www.zayedfutureenergyprize.com.

Dhjetë bursa për Master dhe Doktoraturë në Institutin e Masdarit

Instituti Masdar ofron dhjetë bursa për studime pasuniversitare për student shqiptarë. Afati i aplikimit është 31 maj 2015 dhe deri më tani nuk ka patur asnjë aplikim nga Shqipëria. Aplikimi është i lirë dhe mund t’i referoheni portalit online www.masdar.ac.ae . Sistemi pranon vetëm 60 aplikimet e para nga secili vend dhe më pas juria përkatëse bën përzgjedhjen e dhjetë kandidatëve më të përshtatshëm për programet pasuniversitare. Rimbursimi i bursave është mjaft i lartë.