Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi së bashku me ministrin e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Eduard Shalsi mirëpritën përfaqësuesit e Confindustria Albania, të cilëve u shprehën mirënjohjen për kontributin e 11 mijë maskave të dhuruara për nxënësit nga familjet në nevojë dhe kategoritë e veçanta.
“Me kolegun tim Eduard Shalsi mirëpritëm pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar një donacion prej 11 mijë maskash nga përfaqësuesit e Confindustria Albania. Mirënjohje për këtë kontribut që do t’iu shkojë drejtpërdrejtë nxënësve nga familjet në nevojë dhe kategorive të veçanta”, shkruan ministrja Kushi në statusin e saj.
Me kolegun tim Eduard Shalsi mirëpritëm pranë Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar një donacion prej 11…
Posted by Evis Kushi on E hënë, 12 Tetor 2020