Drejtoria Arsimore Berat në bashkëpunim me Drejtorinë Arsimore të Lombardisë në Milano, prezantoi në Panairin Ndërkombëtar “Ekspo 2015”, në Milano të Italisë, aktivitetet e kryera në kuadër të projektit “Shkolla si Qendër Komunitare”.
Veprimtaria e DAR Berat u zhvillua në datat 4-7 Tetor 2015 dhe pjesë e saj ishte edhe prezantimi i projektit “Radio Green Albania”.
Falë takimit që drejtues të DAR Berat realizuan në prill 2014-të pranë DAR-it të Lombardisë në Milano, disa nxënës fituan mundësinë që të përfaqësoheshin në Panairin “Ekspo 2015”, ku Berati pati stendën e tij të përfaqësimit, pranë strukturave të prezantimit të projekteve të shkollave italiane.
Drejtoria Arsimore e Beratit, është në përpjekje të vazhdueshme për krijimin e bashkëpunimeve me çdo institucion tjetër, arsimor ose jo, i cili mund të shërbej në rritjen e cilësisë në arsim dhe përcjelljen e kulturës dhe traditave tona edhe përtej kufijve.