Ditën e sotme, Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar (DPAP) dhe përfaqësues të kompanisë “Ecolog International” kanë nënshkruar kontratën e dhurimit të 500 pajisjeve digjitale, të cilat do të shpërndahen menjëherë tek nxënësit që vijnë nga familje në nevojë.
Në një postim në rrjetin e saj social facebook, Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Znj. Besa Shahini duke falënderuar donatorin, shprehet si më poshtë:
“Jemi shumë falënderues për bujarinë që tregoi kompania Ecolog International, duke dhuruar 500 pajisje digjitale për nxënësit tanë. Ato u dorëzuan sot tek Drejtori i Përgjithshëm i Arsimit Parauniversitar, Selman Hodaj dhe po shpërndahen tek nxënësit. Faleminderit!”
Jemi shumë falënderues për bujarinë që tregoi kompania Ecolog International, duke dhuruar 500 pajisje digjitale për…
Posted by Besa Shahini on E martë, 12 Maj 2020