AL
Jemi të lumtur të ndajmë me ju arritjet e radhës së projektit EU 4 Inclusive Teaching, një iniciativë e financuar nga Bashkimi Evropian dhe e zbatuar nga Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë dhe Universiteti i Shkencave të Aplikuara të Tampere-s.
180 mësues të motivuar kanë përmbyllur programin Trajnimi i Trajnerëve, duke u certifikuar si trajnerë të mësimdhënies gjithëpërfshirëse dhe të bazuar në kompetenca. Ky moment bëri së bashku përfaqësues nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Ministrisë së Arsimit dhe Sportit si dhe CFCU-së nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, duke nxjerrë në pah cilësitë e programit të drejtuar nga ekipi finlandez i trajnerëve.
Krahas aktivitetit, u be edhe prezantimi i raportit mbi kurrikulën e zhvillimit profesional të mësuesve me ekspertë të fushës. ️
Ne e vlerësojmë së tepërmi dedikimin e madh të pjesëmarrësve dhe ndikimin transformues që ky projekt ka për gjithëpërfshirjen në sistemin tonë parauniversitar.
#InclusiveAlbania #EU4InclusiveTeaching
***
GB
We’re thrilled to share the incredible progress made by the EU 4 Inclusive Teaching project, a pioneering initiative funded by the European Union and implemented by the Open Society Foundation for Albania (OSFA) and Tampere University of Applied Sciences (TAMK).
180 passionate teachers have completed the Training of Trainers programme, becoming certified trainers in inclusive and competence-based teaching. This milestone event brings together esteemed representatives from the EU Delegation to Albania, Ministry of Education and Sport, and CFCU from the Ministry of Finance and Economy, showcasing the cutting-edge training programme facilitated by a team of Finnish trainers.
Alongside, an engaging side event featured the dissemination of a report on professional development curriculum for in-service teachers with local experts and stakeholders. ️
We celebrate the participants’ hard work and the transformative impact of this project on Albania’s pre-university education system.
#InclusiveEducation #EU4InclusiveTeaching
#EU4InclusiveTeaching #InclusiveAlbania
EU 4 Inclusive Teaching | Mos lemë asnjë fëmijë pas – Modeli finlandez i arsimit gjithëpërfshirës
ℹ️Projekti #EU4InclusiveTeaching po i mundëson Shqipërisë hapin e radhës drejt transformimit të sistemit arsimor duke përftuar sërish nga modeli më ekselent ndërkombëtar i arsimit, ai Finlandez. Tre muaj pas nisjes së programit të trajnimit për mësuesit shqiptarë nga trajnerë ekspertë Finlandezë mbi gjithëpërfshirjen në arsim, tani është momenti për ta çuar në nivelin e administrimit dhe politik-bërjes. Përfaqësues nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar, Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë, CFCU Albania nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, si dhe nga Instituti i Nxënësve që nuk Shikojnë dhe Instituti i Nxënësve që nuk Dëgjojnë, sapo janë kthyer nga një vizitë 5-ditore nga Finlanda.
Ekipi shqiptar u prit në këtë vizitë studimore nga Shkollat Valteri, një Qendër kombëtare për të Nxënit dhe Këshillimin e cila vepron nën Agjencinë Kombëtare Finlandeze të Arsimit. Ata patën mundësinë të mësojnë prej ekselencës së modelit Finlandez të sistemit arsimor, sidomos për sa i përket mbështetjes për fëmijët me nevoja të veçanta. Si pjesë e vizitës, ekipi shqiptar u prezantua me dy shkolla speciale të mirënjohura ndërkombtarisht për cilësinë e tyre, Valteri Ruskis and Valteri Onerva, duke parë prej afër modelin dhe metodat që përdorin shkollat speciale finlandeze.
Kjo vizitë studimore vjen në kuadër të projektit #EU4InclusiveTeaching i cili financohet nga Bashkimi Evropian, dhe është një hap thelbësor në ambicien për të kthyer shkollat speciale në Shqipëri në qendra burimore. Ekipi shqiptar ka përftuar dije dhe një eksperiencë motivuese e cila do të përmirësojë punën dhe përpjekjet e përditshme të tyre për një ambient shkollor gjithnjë e më gjithëpërfshirës.
****
#EU4InclusiveTeaching #InclusiveAlbania
EU 4 Inclusive Teaching | Leave no child behind – The Finnish model of inclusive education
ℹ️ The #EU4InclusiveTeaching project is helping Albania take another step towards transforming its education system with insights from Finland’s world-renowned education system! Three months into the state-of-the-art training for the Albanian teachers on collaborative and inclusive learning environments led by Finnish experts, now it time to take it to the administration and policymaking level. Representatives from the Albanian Ministry of Education and Sports, General Directorate of Pre-University Education, Agency for Quality Assurance of Pre-University Education, Central Funding and Contracting Unit of the Ministry of Finance and Economy, the Institute of Blind Students, and the Institute of Deaf Students have just returned from a 5-day study visit to Finland.
They had the opportunity to learn from Finland’s excellent education system, especially when it comes to supporting children with special needs. The study visit was hosted by Valteri Schools, a national centre for learning and consulting that operates under the Finnish National Agency for Education. The Albanian team visited two internationally recognized special schools, Valteri Ruskis and Valteri Onerva, and learned first-hand about the Finnish special school model.
This study visit is part of the #EU4InclusiveTeaching project funded by the European Union, and it is a crucial step towards the transformation of special schools in Albania into resource centres. The Albanian team gained valuable knowledge and motivating experiences that will improve the everyday work and efforts for an ever more inclusive learning environment.
EU 4 INCLUSIVE TEACHING – FILLON PROGRAMI “TRAJNIMI I TRAJNERËVE”
Programi do të trajnojë mësues të rinj, drejtues të rrjeteve profesionale dhe drejtorë e nëndrejtorë të shkollave publike të arsimit parauniversitar për arsimin gjithëpërfshirës dhe zbatimin e kurrikulës së bazuar në kompetenca.
“Reformat e arsimit varen nga mësuesit. Në çdo vend, mësuesit luajnë rol thelbësor për zbatimin e suksesshëm të reformave arsimore, si për shpalosjen e suksesshme të kurrikulës së re, ashtu edhe për përdorimin e pedagogjisë moderne ndërvepruese, ose për aplikimin e një sistemi të ri vlerësimi”. Me këtë qasje e synim, ka filluar ditën e martë, më 24 Janar 2023 në International Tirana Hotel programi “Trajnimi i Trajnerëve” në kuadër të projektit “EU 4 Inclusive Teaching”. Trajnimi, që po mbahet nga pedagogë ekspertë finlandezë të Universitetit të Shkencave të Aplikuara të Tampere-s (TAMK), synon të trajnojë 320 mësues, drejtorë e nëndrejtorë dhe drejtues të rrjeteve profesionale të shkollave publike të arsimit parauniversitar në Shqipëri për arsimin gjithëpërfshirës dhe të bazuar në kompetenca. Në përfundim të 22 ditëve të trajnimit, pjesëmarrësit do të kenë përfituar njohuri të thelluara mbi praktikat e mësimdhënies gjithëpërfshirëse si dhe për aplikimin e kurrikulave të bazuara në kompetenca, si dhe do të jenë të aftë të kryejnë trajnime për 15,000 kolegët e tyre në fazën e dytë të projektit.
Maratona e zhvillimit të programit “Trajnimi i Trajnerëve” e cila përbën Objektivin 2 të projektit, ka filluar që në muajin Shtator 2022. Qëllimi ishte ndërtimi i një programi trajnimi sa më efikas, fleksibël dhe të përshtatshëm për nevojat e mësuesve dhe nxënësve në Shqipëri, por edhe sistemit tonë arsimor në tërësi. Për këtë arsye, ekspertët finlandezë kanë zhvilluar paraprakisht dy punëtori me mësuesit dhe drejtorët e shkollave në Shqipëri dhe katër vizita në shkolla të ndryshme të shpërndara mes zonave urbane dhe rurale, për të krijuar një ide sa më të plotë për situatën dhe sfidat e sistemit arsimor në vendin tonë. Gjithashtu, si pjesë e Objektivit 1 të projektit, ekspertët finlandezë në bashkëpunimin me ekspertët kanë hartuar një raport me gjetje dhe rekomandime për rishikimin e kurrikulave të zhvillimit profesional të mësuesve për arsimin gjithëpërfshirës dhe kurrikulën e bazuar në kompetenca. Pas njohjes së qenësishme me specifikat teorike dhe ato të situatës në terren, ekipi i ekspertëve hartoi një programi i cili kombinon standardet e ekselencës finlandeze të trajnimit të mësuesve me nevojat specifike të sistemit arsimor në Shqipëri.
Dy kohortat e para inauguruese me pjesëmarrës nga shkollat në Bashkinë Tiranë, do të ndiqen nga kohorta të tjera të shpërndara në të gjitha Drejtoritë Rajonale të Arsimit Parauniversitar në vend. Trajnimet do të zhvillohen në mënyrë intensive me 6 orë në ditë, dhe do të mbahen me prani fizike dhe mësime e detyra individuale online për pjesëmarrësit. Pjesëmarrësit janë përzgjedhur përmes një procesi aplikimi dhe vlerësuar në bashkëpunim të ngushtë me partnerët institucionalë nga Ministria e Arsimit dhe Sportit (MAS), Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar (DPAP) dhe Agjencia e Sigurimit të Cilësisë së Arsimit Parauniversitar (ASCAP).
Programi “Trajnimi i Trajnerëve” është ndërtuar për të përmbushur disa prej objektivave kyçe të Strategjisë Kombëtare të Arsimit 2021-2026, e cila synon të përmirësojë mësimdhënien me në qendër mësuesin. Programi i trajnimit ka një qasje të integruar të elementeve të pedagogjisë moderne të bazuar në kërkim shkencor, qasjes së përqendruar te nxënësi, mësimin në grup dhe përdorimin e mjeteve digjitale që mbështesin punën e mësuesve. Pjesëmarrësit do të trajnohen për zhvillimin profesional të mësuesve, duke u fokusuar në zbatimin e kurrikulës së bazuar në kompetenca e cila “vë theksin më shumë atë që duhet të bëjnë nxënësit, në vend që të përqendrohet kryesisht tek ajo që duhet të dinë”.
Paralelisht me punën për ndërtimin e një programi ambicioz të trajnimit, deri tani projekti EU 4 Inclusive Teaching ka mundësuar përmirësimin e infrastrukturës të Institutit të Nxënësve që nuk Dëgjojnë, si pjesë e synimit për kthimin e këtij institucioni dhe Institutit të Nxënësve që nuk Shikojnë në qendra burimore. Fazat e ardhshme të projektit parashikojnë investime të tjera në këto institucione, por edhe në kabinetet psiko-sociale të 320 shkollave publike në të gjithë vendin. Gjithashtu, përmes projektit do të ndërtohet një platformë digjitale e cila do të jetë në funksion të programit të trajnimeve.
Për më shumë informacion për përmbajtjen dhe objektivat e projektit, konsultoni përmbledhjen në këtë dokument informues.
Për informacione të mëtejshme për ecurinë e projektit EU 4 Inclusive Teaching, na ndiqni në kanalet tona të komunikimit në Facebook, Instagram, Twitter dhe LinkedIn.
Programi i trajnimit është një prej elementeve kryesore të projektit “EU 4 Inclusive Teaching”, i financuar nga Bashkimi Evropian (BE), i cili zbatohet nga Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë (OSFA) dhe Universiteti i Shkencave të Aplikuara i Tampere-s (TAMK), në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, Agjencinë e Sigurimit të Cilësisë së Arsimit Parauniversitar, Drejtorinë e Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar, Njësinë Qendrore të Financimeve dhe Kontraktimeve (CFCU) nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Instituti i Nxënësve që Nuk Shikojnë dhe Instituti i Nxënësve që Nuk Dëgjojnë. Projekti ka nisur zbatimin në shkurt të vitit 2022 dhe do të zgjasë deri në dhjetor të vitit 2024.
Social media
#EU4InclusiveTeaching #InclusiveAlbania
EU 4 Inclusive Teaching | Fillon Programi “Trajnimi i Trajnerëve”
Programi do të trajnojë mësues të rinj, drejtues të rrjeteve profesionale dhe drejtorë e nëndrejtorë të shkollave publike të arsimit parauniversitar për arsimin gjithëpërfshirës dhe zbatimin e kurrikulës së bazuar në kompetenca.
“Reformat e arsimit varen nga mësuesit”. Kështu ka filluar ditën e martë, më 24 Janar në International Tirana Hotel programi “Trajnimi i Trajnerëve” në kuadër të projektit #EU4InclusiveTeaching. Trajnimi po mbahet nga pedagogë ekspertë finlandezë të Universitetit të Shkencave të Aplikuara të Tampere-s, dhe synon të aftësojë 3️⃣ 2️⃣ 0️⃣ pjesëmarrësit për arsimin gjithëpërfshirës dhe zbatimin e kurrikulës së bazuar në kompetenca.
️ Trajnimi do të zgjasë 2️⃣ 2️⃣ ditë për secilën nga 1️⃣ 4️⃣ kohortat e pjesëmarrësve, me program intensiv i cili zgjat 6 orë në ditë. Megjithatë, trajnimet kanë praktika të pedagogjisë moderne , janë tejet ️ ndërvepruese dhe i mbajnë pjesëmarrësit të angazhuar përgjatë gjithë kohës së trajnimit. Mësuesit do të mësojnë nga ekselenca e mësimdhënies finlandeze, por me module të krijuara enkas për mjedisin arsimor shqiptar.
Përveç aftësimit për përmirësimin e gjithëpërfshirjes në arsimin vendas dhe zbatimin e kurrikulave të bazuara në kompetenca, pjesëmarrësit e kësaj faze do të trajnohen për t’u bërë ata vetë trajnerë të 1️⃣ 5️⃣ 0️⃣ 0️⃣ 0️⃣ kolegëve të tyre në fazën e dytë të projektit.
Për të lexuar më shumë për programin “Trajnimi i Trajnerëve” ndiqni lidhjen http://bit.ly/403HLNq
Projektit #EU4InclusiveTeaching, financohet nga Bashkimi Evropian , dhe zbatohet nga Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë dhe Universiteti i Shkencave të Aplikuara i Tampere-s, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, Agjencinë e Sigurimit të Cilësisë së Arsimit Parauniversitar, Drejtorinë e Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar.
THIRRJA PËR APLIKIME PËR PROGRAMIN TRAJNIMI I TRAJNERËVE
HAPJA E THIRRJES PËR APLIKIME PËR PROGRAMIN TRAJNIMI I TRAJNERËVE
Projekti BE për Arsimin Gjithëpërfshirës mbështet modernizimin e sistemit arsimor parauniversitar ne Shqipëri
Projekti BE për Arsimin Gjithëpërfshirës është një projekt i financuar nga Bashkimi Europian dhe synon prezantimin e një programi dhe modeli të ri të mësimdhënies bazuar mbi kompetencat dhe aftësitë në sistemin e arsimit parauniversitar në Shqipëri.
Ai ka si bazë parimin e barazisë në procesin e të mësuarit te fëmijët dhe mbështet modernizimin e sistemit arsimor shqiptar.
Me një buxhet prej rreth 2.3 milion Euro, projekti do të modernizojë kurrikulën e zhvillimit profesional për mësuesit në detyrë dhe do të krijojë një komunitet mësuesish trajnerë që më pas do të ofrojnë trajnime për kolegët e tyre në të gjithë vendin.
Ai do të mbështesë shkollat në krijimin e 320 kabineteve të psikologut dhe punonjësit social duke bërë të mundur që ky shërbim t’u ofrohet të gjithë studentëve dhe ekipit akademik. Ndër objektivat e projektit është edhe transformimi në qendra burimore i Institutit të Nxënësve që nuk Shikojnë dhe që nuk Dëgjojnë.
Projekti është një përgjigje ndaj kërkesës së vazhdueshme për të modernizuar profesionin e mësuesit duke e orientuar drejt mësimdhënies së bazuar në kompetenca dhe duke forcuar aftësitë e mësuesve dhe drejtuesve të shkollave.
Përmes trajnimeve të ndryshme, shkëmbimit të përvojave dhe praktikave më të mira, projekti do të pajisë me njohuri dhe aftësi rreth 15 mijë mësues në të gjithë vendin dhe do të sigurojë mësim gjithëpërfshirës për nxënësit.
Projekti do të mbështesë përmirësimin e programit akademik edhe promovimin e sjelljes pozitive dhe shëndetit mendor si dhe do të punojë për zhvillimin e partneritetit shkollë-familje. Lidhur me shkollat me kërkesa speciale, projekti do të zbatojë gjithashtu praktikat më të mira në zhvillimin e tyre.
Projekti BE për Arsimin Gjithëpërfshirës financohet nga Delegacioni i Bashkimit European dhe zbatohet nga Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë në bashkëpunim me Universitetin e Shkencave të Aplikuara Tampere nga Finlanda si dhe Ministrinë e Arsimit dhe Sportit. Projekti ka nisur në shkurt 2022 dhe do të përfundojë në Dhjetor 2024.
EU 4 Inclusive Teaching supports modernization of Albanian pre-university education system
EU 4 Inclusive Teaching is an EU-funded project which aims at introducing an inclusive teaching model and a competence-based curricula in the pre-university education system in Albania. It follows the principle of leaving no child behind and supports modernization of Albanian education system.
With a budget of 2.3 million Euros, the project will modernize the professional development curriculum for in-service teachers and help in establishing a pool of teacher-trainers who will conduct the ‘cascade’ training for their peers.
It will also support development of the blueprint of 320 School Psychologist/Social Worker Cabinets, ensuring this service is available to all students and academic staff. The project’ ambitions also includes transforming the School for Deaf and Blind students into resource centres.
The project will address the clearly stated need to modernize the teaching profession (competence-based teaching) and to strengthen the skills of teachers and school leaders in Albania. It will also support the in-service teachers’ training and professional skills in inclusive education.
Through various trainings, exchange of experiences and best practices, the project will equip 15,000 Albanian teachers with knowledge, skills and competencies to deliver modern competence-based teaching and more inclusive education to their students. It will provide students with quality teaching and better learning results while benefit from inclusive classroom practices.
It will also provide psycho-social support to improve learners’ academic achievement and promote positive behaviour and mental health and will work towards strengthening of school-parents partnership. With regard to special school, the project will ensure that practice in mainstream schools has more impact into blind and deaf/mute students’ academic achievement as well.
EU 4 Inclusive Teaching is co-funded by European Delegation to Albania and implemented by Open Society Foundation in close partnership with Tampere University of Applied Science (Finland) and Ministry of Education and Sports. The project started in February 2022 and will be completed by December 2024.