Postuar më: 12/10/2015

Fituesit e kategorive të veçanta

Fituesit e kategorive të veçanta

Ministria e Arsimit dhe Sportit shpall listën e kandidatëve me statusin e t? verbrit, të invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik, t? jetimit, si dhe rom?t dhe ballkano-egjiptian?t, fitues në ciklin e parë të studimeve me kohë të plotë, në programet e studimeve jouniversitare profesionale, si dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, në institucionet publike të arsimit të lartë, për vitin akademik 2015 – 2016.

Kandidatët të cilët rezultojnë fitues duhet të regjistrohen pranë sekretarive mësimore të fakulteteve brenda datës 20 tetor 2015.

 

Fituesit e kandidatëve për kuotat e vecanta

Udhëzim Nr. 29/1, datë 02.10.2015 për disa ndryshime në “Udhëzim Nr. 29, datë 21.08.2015 “Për kriteret dhe procedurat e përzgjedhjes dhe regjistrimit për kandidatët me statusin e të verbërit, të invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik, të jetimit, si dhe Romët dhe Ballkano-Egjiptianët, në programet e ciklit të parë të studimeve me kohë të plotë, në programet e studimeve jouniversitare profesionale, si dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, në institucionet publike të arsimit të lartë, për vitin akademik 2015 – 2016″”