Ministria e Arsimit dhe Sportit bënë me dije për publikun se duke filluar nga dita e hënë, datë 04.08.2014 fillon procesi mjaft i rëndësishëm i aplikimit të maturantëve me formularin A2 të preferencave, i cili zhvillohet sipas kalendarit të mëposhtëm:
Datë |
Aplikantët në Qytetet |
|||||||
04.08.14 |
Tirana Qytet |
Tirana Qark |
|
|
|
|||
05.08. 14 |
Tirana Qytet |
Tirana Qark |
|
|
|
|||
06.08. 14 |
Tirana Qytet |
Tirana Qark |
Kamëz |
Kavajë |
Durrës |
Krujë |
|
|
07.08.14 |
Elbasan |
Peqin |
Gramsh |
Librazhd |
Korçë |
Pogradec |
Kolonjë |
Devoll |
08.08.14 |
Fier |
Mallakastër |
Lushnjë |
Berat |
Kuçovë |
Skrapar |
|
|
09.08.14 |
Shkodër |
Malësi e Madhe |
Pukë |
Lezhë |
Kurbin |
Mirditë |
|
|
10.08.14 |
Vlorë |
Sarandë |
Delvinë |
Gjirokastër |
Tepelenë |
Përmet |
|
|
11.08.14 |
Kukës |
Has |
Tropojë |
Dibër |
Mat |
Bulqizë |
|
|
Për të konkurruar në garën për t’u shpallur fitues në njërin nga programet e studimit të ofruara nga Institucionet e Arsimit të Lartë Publik të vendit, çdo maturant që rezulton kalues në të gjitha provimet e Maturës Shtetërore dhe ka kryer procedurat për pasqyrimin në sistem të pikëve/notës mesatare, duhet të plotësojë Formularin A2, on-line në çdo mjedis ku ka akses interneti.
Për të hyrë në portalin e Maturës Shtetërore adresa që duhet përdorur është si më poshtë:
Portali i Maturës Shtetërore do të qëndrojë i hapur për çdo DAR/ZA gjatë të gjithë ditës që ka aplikimin sipas kalendarit të mësipërm.
Për të gjithë maturantët/kandidatët që do të aplikojnë sqarojmë se:
1. Përcaktimi i fituesve ndërmjet maturantëve/kandidatëve për studime universitare të ciklit të parë, në Institucionet e Arsimit të Lartë Publik (IALP), sipas parimit Meritë – Preferencë, bëhet si më poshtë vijon:
Shënim:
Maturanti mund të arrijë nivelin e fituesit në disa programe studimi të përzgjedhura prej tij, por sistemi e shpall atë fitues në preferencën më të lartë (të sipërme) të shprehur prej tij. Kjo është arsyeja që në plotësimin e formularit A2 është shumë e rëndësishme jo vetëm përzgjedhja e programeve të studimit (preferencat), por dhe renditja e tyre.
2. Të gjitha programet e studimit të Universitetit të Arteve dhe të Universitetit të Sporteve të Tiranës, programet “Edukim Fizik dhe Sporte” të Universitetit “Luigj Gurakuqi” Shkodër, programi i studimit “Edukim Fizik dhe Sporte” të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” Elbasan, programet e studimit të Fakultetit të Studimeve të Integruara me Praktikën (FASTIP) të Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës, u nënshtrohen konkurseve të pranimit, të organizuar nga këto Institucione Publike të Arsimit të Lartë gjatë periudhës 01.09.2014 deri 05.09.2014, sipas datave të përcaktuara në udhëzimin e MAS për zhvillimin e konkurseve.
Vëmë në dukje se konkursi për programet e studimit të FASTIP (Universiteti i Durrësit “Aleksandër Moisiu”) zhvillohet për njohuritë në gjuhën angleze si dhe intervistë nga kompania që mbështet praktikën profesionale të kandidatit.
Për këto programe studimi në procesin e llogaritjes së pikëve merren parasysh dhe rezultatet e konkurseve të pranimit.
Maturantët e interesuar për përgatitjen për procesin e aplikimit me formularin A2, të gjitha informacionet e nevojshme mund t’i gjejnë në faqen zyrtare të Agjencisë Kombëtare të Provimeve www.akp.gov.al si dhe të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit www.arsimi.gov.al. Aty maturantët do të gjejnë:
Maturantëve aplikues të formularit A2, ju kujtojmë se ndër kriteret kryesore të përzgjedhjes së preferencave janë të mëposhtmet:
Formulari A2 – Programet e studimit
Kalendari i aplikimeve të Formularit A2
Formula e llogaritjes së pikëve, Matura Shtetërore 2014
Koeficentët e lëndëve me zgjedhje