ACES(Academy of Central European Schools) përfaqëson sot një nga rrjetet më të mëdha të bashkëpunimit ndërkombëtar të shkollave të nivelit parauniversitar në Evropën qendrore, që mbështetet nga Ministritë e Arsimit të 15 vendeve pjesëmarrëse. Veprimtaria e ACES koordinohet nga Interkulturelles Zentrum (Austri) në bashkëpunim me Nadacia Slovenskej sporitel`ne.
Objektivat edukativ të ACES 2017 janë nxitja e kompetencave civike, të menduarit kritik dhe të afëtsive të ndërveprimit social në shkollë dhe komunitet.
Tema e promovuar këtë vit nga ACES 2017 është;
“Every person matters. Together for social inclusion”
Për informacion të mëtejshëm lidhur me pjesëmarrjen në këtë projekt, rregullat e konkurrimit dhe pranimit konsultoni faqen e internetit www.aces.or.at;
Afati i aplikimit është deri më datë 28 shkurt 2017.