Postuar më: 10/04/2018

“GÉANT Information Day”, aktiviteti për të promovuar Rrjetin paneuropian të Arsimit dhe Kërkimit GÉANT dhe mundësuar botës akademike shqiptare të bëhet pjesë aktive e këtij rrjeti global në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit

Në Tiranë u zhvillua “GÉANT Information Day” i organizuar nga GEANT Assocation, Rrjeti Akademik Shqiptar RASH dhe MASR. Ky aktivitet u zhvillua për të promovuar Rrjetin paneuropian të Arsimit dhe Kërkimit GÉANT dhe mundësuar botës akademike shqiptare të bëhet pjesë aktive e këtij rrjeti global në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit i cili përfshin 38 vende të Evropës.

GEANT Assocation, si një organizatë pan-europiane, koordinon rrjetet kombëtare akademike të gjithë vendeve anëtare dhe ndërlidhin 10 000 institucione universitare dhe kërkimore nga çdo skaj të Evropës brenda saj por edhe me rrjetet e tjera globale të kërkimit në Amerikë apo Azi. Për Shqipërinë kjo është një mundësi e artë për t’u bërë pjesë e këtij rrjeti prej rreth 50 milion përdoruesish: akademikë, kërkues dhe studentë të ekselencës anembanë kontinentit.

GEANT mundëson sinergjinë e kapaciteteve akademiko-kërkimore dhe infrastrukturore me mbështetjen ekonomiko-politike të vendeve anëtare të Shoqatës dhe Bashkimit Europian i cili e financon këtë projekt nëpërmjet programit të tij kuadër të kërkimit shkencor Horizon 2020. GEANT ofron infrastrukturë më inovatore TIK në rang europian me një gamë të gjere shërbimesh në këtë fushë përfitues të së cilës do te jenë universitetet shqiptare që janë pjesë e Rrjetit Akademik Shqiptar, si:

o EDUROAM, mundëson aksesin në rrjetet e universiteteve të huaja për studiuesit dhe akademikët shqiptarë përgjatë kohës së mobilitetit të tyre jashtë vendit

o GEANT IP connect mundëson lidhje të sigurtë dhe me kapacitete të larta transmetuese për ato studiues që kërkojnë akses në Biblioteka Dixhitale të huaja, arkiva të dhënash e kërkimore, multimedia apo telemjekësia.

o EduConf mundëson shërbime videokonferencash me kualitet të lartë me lidhje pikë më pikë që do të mundësonte edhe leksione online të pedagogëve rezidentë në vende të tjera.

o EduGain mundëson nëpërmjet pasaportës dixhitale aksesimin e shërbimeve online me një identifikim të vetëm.

o Cloud service mundëson ofrimin e ruajtjen e sigurt të informacionit në provider globale si Microsoft Azurre, Amazon etj dhe shërbimin e serverave virtual duke zgjeruar kapacitet e shërbimit me kostot më të ulët.

GEANT përfaqëson shembullin më domethënës si teknologjia vihet në shërbim të botës universitare për të rritur kapacitetin kërkues dhe inovator përmes përdorimit të saj. Janë shembujt konkretë shumë domethënës nga aktiviteti i GEANT-it sesi TIK përdoret me fushat e ndryshme të kërkimit si shkenca të Natyrës, ato Gjeo hapsinore, Energjia apo Mjekësia dhe Shëndeti dhe deri tek Artet dhe Kultura, si:

o Shkencat e natyrës, përmes aksesimit të të dhëna online në projekte të tilla si CERN-i;

o Mjekësi, ku nëpërmjet GEANT aksesen në kohë reale koleksione databazash biomolekulare nga European Molecular Biology Laboratory apo Telemjekësia;

o Shkencat e tokës dhe mbrojtjes së ambientit, ku komuniteti GÉANT siguron kapacitete transmetuese që shkencëtarët dhe studiuesit që bashkëpunojnë në kuadër të EUMETCast te analizojnë online të dhëna nga mijëra sensorë ajri, uji dhe meteorologjik anembanë globit.

Gjithashtu projekti GEANT ofron për kërkuesit shqiptarë në fushën e TIK mundësinë të bëhen pjesë e grupeve të përbashkëta kërkimore në projektin pan europian ku çdo kërkues universitar, pjesë e Rrjetit Akademik Shqiptar, mund të aplikoj për të marrë pjesë në grupet e përbashkëta kërkimore. Iniciativa të ndryshme të GEANT-it ofrojnë trajnime, workshop-e, mobilitet të kërkuesve ne aktivitete dhe konferenca të organizuara nga rrjeti GEANT dhe gjithë anëtarësia e tij.

Përmes GEANT-it Shqipëria do të përfshihet në planet dhe strategjitë e zhvillimit dhe investimeve infrastrukturore në Evropën Juglindore dhe Mesdhe, duke e kthyer RASH-in në nyje që ndërlidh Gadishullin e Ballkanit dhe Italinë, e më tej me rrjetin GEANT.