Postuar më: 21/09/2016

Katalogu i teksteve shkollore për vitin shkollor 2016–2017

Katalogu i teksteve shkollore për vitin shkollor 2016–2017

Mbi shqetësimin e ngritur nga disa media për përdorimin në shkolla të teksteve shkollore me përmbajtje të papërshtatshme Ministria e Arsimit dhe Sportit, ndoqi  shqetësimin e ngritur në disa media dhe rrjete sociale, për përdorimin e teksteve shkollore me përmbajtje të papërshtatshme në institucionet shkollore të arsimit parauniversitar.

Pas verifikimeve, Ministria e Arsimit dhe Sportit  sqaron  se në asnjë nga rastet e paraqitura në media dhe rrjete sociale nuk bëhet fjalë për tekste shkollore që janë pjesë e Katalogut të teksteve shkollore për vitin shkollor 2016–2017, miratuar nga  Ministria e Arsimit dhe Sportit, i cili  është i  publikuar në faqen zyrtare të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe i afishuar në ambientet e shkollave dhe subjekteve të licensuara për shpërndarjen e teksteve dhe fletoreve të punës.

Në asnjë nga tekstet e këtij katalogu, të miratuara nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, nuk ekzistojnë faqe me përmbajtje të tilla.

Faleminderit!