Të dashur nxënës!
Me rastin e 7 Marsit, Ditës së Mësuesit, Ministria e Arsimit dhe Sportit organizon konkursin “KARTOLINA PËR MËSUESIN TIM”.
Ky konkurs synon që nxënësit të shprehin vlerësimin, respektin dhe mirënjohjen për punën e mësuesve nëpërmjet kartolinave me shkrim dore, duke treguar cilësinë apo cilësitë që vlerësojnë më shumë tek mësuesi apo mësuesja.
Emocioni që përcjell, bukuria e shkrimit, origjinaliteti dhe kreativiteti në hartimin e kartolinës sipas mënyrës së gjithsecilit, janë kriteret që komisioni i ngritur nga MAS do të vlerësojë paraprakisht tek kartolinat, të cilat më pas do të postohen në këtë faqe në datat 16-20 shkurt, të ndara në 3 albume të ndryshme sipas klasave (klasat 1-5, klasat 6-9, klasat 10-12).
Kartolinat që do të marrin më shumë pëlqime (nga persona realë) në secilin album do të përcaktojnë fituesit e konkursit, për të cilët do të akordohen edhe çmime simbolike.
Aplikimin tuaj bashkë me foton e kartolinës dërgojeni duke klikuar këtu
Data e fundit e pranimit të aplikimeve është 13 shkurt (ora 20:00).
Suksese të gjithëve!