Postuar më: 19/08/2020

Librat falas, Ministrja Shahini: “Këtë vit zgjeruam më tej skemën mbështetëse për libra falas”. Për vitin e ri shkollor përfitojnë libra falas nxënësit e klasave 1-7 dhe të gjithë nxënësit e kategorive të veçanta deri në klasë të 12.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin e saj social facebook, Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Znj. Besa Shahini ka publikuar një prej punëve të mira të realizuara gjatë vitit 2020, konkretisht e cila lidhet me zgjerimin e skemës mbështetëse për shpërndarjen e librave falas për nxënësit e vitit të shkollor 2020-2021.

Përkundër presionit financiar nga tërmeti i vitit të kaluar dhe pandemia e COVID-19, Ministrja Shahini nënvizon se “këtë vit kemi zgjeruar skemën mbështetëse të librave falas, me përfitues direkt nxënësit e klasave 1-7 dhe të gjithë nxënësit e kategorive të veçanta deri në klasë të 12-të”.

Kjo skemë mbështetëse nga buxheti i shtetit prej 800 milion lekësh u vjen në ndihmë direkt mbi 250 mijë nxënësve përfitues në të gjithë vendin, duke ulur koston financiare të familjeve shqiptare dhe përmirësuar gjithashtu qasjen e nxënësve në arsim, veçanërisht nxënësve romë dhe egjiptianë, të cilët kanë një rrezikshmëri më të lartë të braktisjes së shkollës së mesme.

 

Kemi zgjeruar skemën mbështetëse të librave falas, me përfitues direkt nxënësit e klasave 1-7 dhe të gjithë nxënësit e…

Posted by Besa Shahini on E mërkurë, 19 August 2020

 

Të rejat e fundit