Fillojnë diskutimet për një draft të dakordësuar
Edhe të rinjtë shqiptarë për herë të parë do të kenë një ligj për rininë. Ministrja Lindita Nikolla dhe skuadra e rinisë nëMinistrinë e Arsimit hapën diskutimet me organizatat rinore, shoqërinë civile dhe donatorët për të marr mendime dhe argumente për të avancuar në hartimin e një drafti tëdakordësuar. Tryezat e diskutimit për këtë ligj u hapën dhe do të vijojnë në shumë bashki të vendit për të marr mendime ndërsa nuk do të mungojë edhe një platformë online e cila do t’u japë mundësi të rinjve që pavarësisht distancës gjeografike të përfshihen në këtë ligj. Fundi i nëntorit është afati optimal për të përfunduar këtë proces dhe konkretizuar një draft final dhe mandej për të avancuar më tej me një ligj që adreson nevojat e të rinjve dhe promovon vlerat që mbartin.“Për herë të parë Shqipëria do të ketë një ligj të posaçëm për rininë, i cili do të shërbejë si një mbështetje e madhe për të rinjtë e vendit, përmes programeve të veçanta, por jo vetëm. Ndryshe nga çdo ligj tjetër, projekt-ligji për Rininë, që po diskutohet me publikun që në fillimet e tij, do të shërbejë për të adresuar politikat rinore”, tha Ministrja Nikolla.