Studentët e tjerë, që nuk e kanë emrin në këto lista, janë të lutur të ndjekin vazhdimisht faqen zyrtare të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit si dhe faqen zyrtare të MAS në facebook, ku do të publikohen listat e tjera të studentëve, data dhe ora, kur ata duhet të vijnë të tërheqin vërtetimet me numrat e matrikullimit pranë MAS.
Të gjithë studentët duhet të paraqiten personalisht në MAS, të pajisur me dokument identifikimi të vlefshëm.