Luiza Gega i dhuron medalje ari Shqipërisë në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”, një medalje të merituar në garë e 3000 metrave me pengesa.
Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi e ka pritur dhe uruar me entuziazëm këtë fitore të Luizës.
“Urime të përzemërta kampiones sonë Luiza Gega për fitoren e merituar të medaljes së artë në Lojërat Mesdhetare ‘Oran 2022’!”- shkruan ministrja në rrjete sociale.
Luiza Gega bëri një paraqitje shumë të mirë duke vendosur një rekord të ri kombëtar dhe duke përmirësuar rezultatin e një muaji më parë në Holandë.