Postuar më: 22/11/2023

MAS: Shkollat do të jenë pushim më datë 27 nëntor

Ministria e Arsimit dhe Sportit njofton se shkollat do të jenë pushim më datë 27 nëntor 2023, bazuar në vendimin nr. 652, datë 22.11.2023, të Këshillit të Ministrave  “Për caktimin e ditës së hënë, datë 27.11.2023, ditë pushimi”.

Zëvendësimi i kësaj dite do të bëhet në një nga ditët e pushimit, brenda 3-mujorit të parë të vitit pasardhës, sipas përcaktimeve të Vendimit të Këshillit të Ministrave.

Të rejat e fundit