Postuar më: 30/06/2018

Mbyllet Matura Shtetërore

Penalizim shkelësve të rregullores
Maturantët përmbyllin me sukses 4 provimet e detyruara tëMaturës Shtetërore. Mbi 37 mijë maturantë pasi përfunduan mësimin në muajin maj, ju drejtuan edhe një herë bankave tëshkollave, por këtë herë për të testuar njohuritë e tyre nëprovimet e detyruara.  Ministria e Arsimit u angazhua dhe mori çdo masë që parashikon ligji për të garantuar fshehtësinë dhe integritetin e testeve të maturës në fazën e hartimit dhe shpërndarjes në 38 DAR dhe ZA, 206 mjediset ku zhvillohet provimi për maturantët të cilët mbikëqyren nga rreth 4300 administratorë dhe monitorues. Gjatë këtij procesi ndaj shkelësve të rregullores së Maturës Shtetërore pati edhe penalizime. 11 maturantë që u konstatuan me celularë nëambiente e provimit u përjashtuan nga e drejta për t’u testuar ndërsa u largua nga puna edhe drejtuesi i një shkolle të mesme në Dibër dhe u morën masa disiplinore për 5 administratorë.

Të rejat e fundit