Postuar më: 31/01/2018

Mësuesit

Edukatorë në arsimin parashkollor mund të jetë një person i cili është diplomuar në shkollat e larta publike ose private të akredituar të mësuesisë.
Mësues në arsimin bazë dhe në gjimnaz mund të jetë një person i cili është diplomuar në shkollat e larta publike ose private të akredituar të mësuesisë.
Mësues i arteve mund të jetë një person i cili është diplomuar në Akademinë e Arteve. Mësuesi i edukimit fizik mund të jetë një person i cili është diplomuar në Akademinë e Sporteve.
Mësues i nxënësve me nevoja të veçanta mund të jetë një person i cili është diplomuar në një shkollë të lartë të mësuesisë dhe ka kryer kurse specializimi në këtë fushë.

 

 

Zhvillimi profesional i punonjësve arsimorë – Shpallja e interesit për trajnime

Bazuar në Udhëzimin nr.26, datë 18.08.2014 të Ministrit të Arsimit dhe Sportit “Për zhvillimin profesional të punonjësve arsimorë” dhe “Listës së nevojave të identifikuara për zhvillimin profesional të mësuesve dhe drejtuesve në arsimin parauniversitar për periudhën 2014-2016”, miratuar nga Ministri i Arsimit dhe Sportit me nr.7227 prot, datë 01.10.2014, njoftohen të gjitha agjencitë trajnuese/universitetet që janë të interesuara për të organizuar trajnime me punonjësit arsimorë, se fillon periudha e aplikimit për të akredituar programet/modulet e trajnimit sipas listës së nevojave.

 

Bashkangjitur gjeni dokumentacionin e nevojshëm:

 

 

 

Më poshtë gjeni Udhëzuesin e miratuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, datat e kualifikimit të mësuesve dhe programet për vitin 2014: