Postuar më: 10/06/2024

Ministria e Arsimit dhe Sportit siguron maturantët dhe opinionin publik se procesi i provimit të Maturës në Gjuhë Shqipe dhe Letërsi po kryhet brenda të gjitha standardeve të sigurisë të përcaktuara në Rregulloren e Maturës Shtetërore

Tiranë, 10 Qershor – Ministria e Arsimit dhe Sportit siguron se publikimi i tezës së provimit të maturës të Gjuhës Shqipe dhe Letërsi, pas nisjes së provimit, nuk cënon aspak procesin dhe mbarëvajtjen e provimit të Marurës Shtetërore.

Rreth 28 mijë maturantë, në 144 qendrat e provimeve në mbarë vendin vazhdojnë të zhvillojnë provimin e tyre në mënyrë të qetë dhe në përputhje me të gjitha standardet e sigurisë të përcaktuara në rregulloren e Maturës Shtetërore.

 

MAS dhe institucionet arsimore mbeten të angazhuar për të siguruar një proces transparent dhe të drejtë për të gjithë maturantët, duke u kujdesur që çdo shqetësim i opinionit publik të trajtohet me seriozitetin e duhur.

 

Në të njëjtën kohë, Ministria thekson se institucionet arsimore kanë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të garantuar mbarëvajtjen e procesit të provimit dhe për të ruajtur integritetin e tij.

 

Suksese të gjithë maturantëve!

Falenderime çdo mësuesi, administratori dhe monitoruesi të angazhuar në këtë proces të rëndësishëm të provimeve të Maturës Shtetërore.

 

 

Të rejat e fundit