Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi priti në ambientet e ministrisë mundësin Zelimkhan Abakarov, i cili fitoi medaljen e artë nën flamurin kuqezi, duke përfaqësuar denjësisht Shqipërinë në Kampionatin Botëror të Mundjes.
Në këtë takim ishin të pranishëm edhe Presidenti i Federatës Shqiptare të Mundjes z. Sahit Prizreni, Trajneri Leonard Çakmashi, Sportisti Islam Dudaev dhe Arblin Karaj anëtar i kryesisë së federatës.
Sportisti nga Çeçenia Zelimkhan Abakarov prej gati dy vitesh garon për flamurin kuqezi dhe i ka sjellë Shqipërisë edhe një tjetër medalje e artë në Lojërat Mesdhetare në stilin e lirë, 65 kg.
Postimi në rrjete sociale i Ministres Evis Kushi:
Mirëprita në MAS për të falënderuar dhe përgëzuar kampionin Zelimkhan Abakarov, i cili ia arriti të marrë medaljen e artë në Kampionatin Botëror të Mundjes, zhvilluar në Beograd.
MAS do të vijojë t’i mbështesë sportistët elitarë të cilët përfaqësojnë denjësisht flamurin tonë kuq e zi në arenën ndërkombëtare.