Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi priti boksierin e suksesshëm shqiptar Florian Marku, kur mbeten edhe pak ditë nga sfida e madhe që do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”.
“Me kënaqësi të veçantë mirëprita në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit një tjetër kampion, boksierin e suksesshëm shqiptar Florian Marku, i cili është kthyer në atdhe për të realizuar ndeshjen e tij të ëndrrave, për titullin e tij të dytë WBC Silver, përballë rivalit meksikan Miguel Parra Ramirez.” – shkruan Znj. Kushi në rrjete sociale.
Ajo ka uruar që Floriani dhe djemtë e tjerë kuqezi të dhurojnë fitore të merituara dhe emocione të bukura në këtë ngjarje madhështore sportive, në 25 gusht, në stadiumin “Air Albania”.
Në këtë aktivitet madhështor sportiv do të jenë pjesë e spektaklit edhe boksierët shqiptarë Neraldo Ymeri, Matteo Çelo dhe Leandro Xhelili, ndërkohë që Amarildo Vranja do të përballet me bullgarin Borislav Velev për brezin WBC Youth International.
https://www.facebook.com/100057450729783/posts/539137818011238/?d=n