Së bashku me Komitetin e Maturës Shtetërore, mësues dhe drejtues të institucioneve arsimore, për të diskutuar propozimet tona për përmirësimin e procesit të maturës:
– Pilotimi i një testi elektronik për maturantët që zgjedhin programin Mjekësi e Përgjithshme, me objektivin që në vitet e ardhshme të mund të shtrihet në të gjitha provimet e maturës.
– Shfuqizimi i nenit që ndalon rivlerësimin e testit në Rregulloren e Maturës Shtetërore.
– Rankimi i gjimnazeve sipas cilësisë, bazuar në një paketë të re të vlerësimit të jashtëm.
Përmirësimi i vazhdueshëm i procesit të maturës është prioritet për ne, prandaj ky diskutim do të vazhdojë me të gjithë aktorët e sistemit, me qëllim që të marrim vendime sa më të drejta.