Spitali i ri universitar “Zoja e Këshillit të Mirë” u përurua me një ceremoni ku merrnin pjesë Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, Kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj, përfaqësues të Universitetit “Zoja e Këshillit të Mirë” dhe përfaqësues të klerit katolik.
Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi gjatë fjalës së saj u shpreh se Spitali i ri Universitar “Zoja e Këshillit të Mirë”, i cili si një vizion tashmë i përmbushur i Nënë Terezës do t’u shërbejë jo vetëm studentëve e pedagogëve pranë këtij universiteti, por edhe mjekëve specializantë e më gjerë.
“Ky spital sjell një vlerë të shtuar edhe me një qendër të mirëfilltë të kërkimit shkencor sipas standardeve më të mira bashkëkohore”- u shpreh ministrja.
Në ambientet moderne të këtij spitali ku mund të zhvillohen praktikat mësimore, ka dhe një qendër të mirëfilltë të kërkimit shkencor sipas standardeve më të mira bashkëkohore.
https://facebook.com/story.php?story_fbid=569629204962099&id=100057450729783