Përmes një postimi në rrjetin e saj social, Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MASR) Znj. Besa Shahini ka dhënë një informacion të rëndësishëm përsa i përket videove mësimore për Maturën Shtetërore të regjistruara tashmë nga platforma “Akademi.al”.
Postimi i plotë i Ministres Shahini:
“Të dashur maturantë,
Akademi.al, në bashkëpunim me MASR dhe UNICEF, kanë regjistruar qindra video të reja me zgjidhje detyrash për Maturën Shtetërore në lëndët e shkencave dhe gjuhëve. Ato do të transmetohen në RTSH çdo ditë nga ora 13:30 apo mund t’i aksesoni edhe tek platforma akademi.al.
Suksese!”
Platforma “Akademi.al” është një platformë edukative në shqip që ofron mësimdhënie online, tashmë një partner i rëndësishëm i MASR që prej nisjes së mësimit në kushte shtëpie për nxënësit tanë.
Të dashur maturantë, Akademi.al, në bashkëpunim me MASR dhe UNICEF, kanë regjistruar qindra video të reja me zgjidhje…
Posted by Besa Shahini on E hënë, 4 Maj 2020