Postuar më: 17/04/2015

Në shkollën "Ali Demi", Vlorë

Në shkollën "Ali Demi", Vlorë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla morën pjesë në aktivitetin e nxënësve të shkollës “Ali Demi” në Vlorë, për prezantimin e projekteve të tyre, në kuadër të nismës “Shkolla si Qendër Komunitare”.

Ministrja Nikolla përshëndeti iniciativat e nxënësve dhe shprehu gjithë mbështetjen e saj dhe të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, për realizimin e projekt-ideve. Gjithashtu, Ministrja i bëri me dije nxënësve se të gjitha idetë dhe projektet që ata kanë do të prezantohen në një panair që do të zhvillohet në Pallatin e Kongreseve.

“Në maj, shkolla juaj dhe 180 shkolla që funksionojnë si Qendra Komunitare do të kenë mundësi që të prezantojnë në Pallatin e Kongreseve gjithë idetë dhe ëndrrat e tyre. Në këtë mënyrë shkollat e tjera dhe komuniteti do të njihen me gjith?ka që ka filluar të funksionojë si mënyrë e re jetese në arsimin shqiptar”, tha Nikolla.

Kryeministri i vendit vlerësoi mësuesit dhe nxënësit për projekt-idetë e tyre të cilat i cilësoi si bindëse për t’i kthyer në projekte që duhet të marrin rrugën e realizimit.

Gjimnazi “Ali Demi” në Vlorë është vlerësuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit si një ndër 10 shkollat më të mira publike në rang republike, bazuar në rezultatet e Maturës Shtetërore 2014 si dhe është pjesë e projektit për marrjen në patronazh të shkollave komunitare nga ministrat, nën kujdesin e ve?antë të Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Edi Rama.

“Ali Demi” është ndër 180 shkollat të caktuara për të qenë pjesë e projektit “Shkolla si Qendër Komunitare”. Kjo shkollë i ka hapur dyert për nxënësit në vitin 1947.