Postuar më: 23/09/2014

Njoftim i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit për shtëpitë botuese

  • Urdhrit Nr. 324, datë 08.08.2014 “Për funksionimin e Bordit të Rekomandimit të Literaturës Shkencore dhe Didaktike për bibliotekat e shkollave në arsimin parauniversitar”, dhe të
  • Urdhrit Nr. 325, datë 08.08.2014 “Për funksionimin e Bordit të Rekomandimit të Literaturës Artistike dhe Lëndëve Shoqërore për bibliotekat e shkollave në arsimin parauniversitar”,

të ministrit të Arsimit dhe Sportit, Znj. Lindita NIKOLLA, ftojmë shtëpitë botuese të paraqesin në MAS, brenda datës 06.10.2014, botime të tyre për përditësimin e listave rekomanduese të literaturës artistike, studimore, shkencore dhe didaktike për bibliotekat e shkollave të arsimit parauniversitar.

 

Bordet do të marrin në shqyrtim literaturën artistike me vlera të spikatura letrare, botimet me vlerë studimore në fushën e lëndëve shoqërore, botimet me vlera të karakterit formues dhe edukues në fushën e lëndëve shkencore, si dhe botimet didaktike për lëndët e planit mësimor.

 

Literatura e ofruar për nxënësit të jetë e përshtatshme me grup-moshën së cilës i referohet, si dhe me programet mësimore të arsimit parauniversitar (parashkollor, arsimi bazë dhe arsimi i mesëm). Literatura për mësuesit të jetë në përputhje me prioritet kombëtare për zhvillimin profesional të mësuesve dhe drejtuesve të shkollave. Për botimet e përkthyera, bordet do të preferojnë përkthimin nga gjuha origjinale. Bordet përjashtojnë nga shqyrtimi çdo botim i cili ka në përmbajtjen e vet aspekte të diskriminimit, të ndaluara me ligj në Republikën e Shqipërisë.

 

Bordet do të shqyrtojnë botime të ofruara vetëm nga shtëpi botuese.

Botimet që do të paraqiten në borde nga shtëpitë botuese, të shoqërohen me dokumentacionin e mëposhtëm:

 

– Shkresë zyrtare, nënshkruar nga përfaqësuesi ligjor, ku të jepen titujt e paraqitur si dhe arsyetimi në bazë të të cilit shtëpia botuese ka bërë përzgjedhjen.

–  2 (dy) recensa për çdo botim, hartuar nga autoritete të njohura të fushës së botimit përkatës, ku të evidentohen vlerat si dhe përshtatshmëria e veprës me kërkesat e programit mësimor dhe përdoruesve (nxënës, mësues) të cilëve u adresohet.

–  Kontratën e noterizuar të shtëpisë botuese me autorin apo titullarin e të drejtave mbi veprën origjinale.

–   2 (dy) kopje për çdo libër.

 

 

Shënime.

1.Shtëpitë botuese nuk do të paraqesin për shqyrtim tituj që janë vlerësuar më parë nga bordet.

2.Titujt e dorëzuar në vitin 2012, do t’u paraqiten bordeve për shqyrtim, bazuar në dokumentacionin e paraqitur në MAS nga botuesit gjatë atij viti.

 

Për sqarime më të hollësishme, mund të kontaktoni në adresat:

 

Besnik.Rama@arsimi.gov.al                           067 26 65 525

Tatjana.Vucani@arsimi.gov.al                        069 21 00 298