Njoftohen të gjithë institucionet publike dhe private të arsimit të lartë se adresa e Shtëpisë Botuese të Teksteve Mësimore (BOTEM), pranë së cilës do të dërgohet kërkesa për pajisjen me regjistra bazë të studentëve, në zbatim të Udhëzimit nr. 31, datë 16.09.2014 “Për pajisjen e institucioneve të arsimit të lartë publik dhe privat me regjistrat bazë të studentëve”, është:
Adresa: Rr. e Durrësit, Nr. 219, Tiranë (pranë Gjimnazit “Qemal Stafa”)
Shuma për t’u paguar nga IAL-të private, për çdo regjistër është 2000 lekë.
Institucionet private të arsimit të lartë, duhet të derdhin shumën përkatëse sipas numrit të regjistrave të kërkuar, në llogarinë e BOTEM si më poshtë:
RAIFFEISEN BANK
Të Ardhura Thesari TR
Nr. Llogarisë 0104030780
Iban: Al 22202110130000000104030780
Kodi institucionit 1011050
Kërkesës i bashkëlidhet mandati që vërteton derdhjen e shumës përkatëse në favor të BOTEM.
Kërkesa duhet të përgatitet sipas formatit të mëposhtëm:
Lënda: Kërkesë për tërheqjen e regjistrave bazë të studentëve
Drejtuar: Shtëpia Botuese e Teksteve Mësimore (BOTEM)
Rr. e Durrësit, Nr. 219
Tiranë
Institucioni i Arsimit të Lartë ______________________________, në mbështetje të Udhëzimit nr. 31, datë 16.09.2014 “Për pajisjen e institucioneve të arsimit të lartë publik dhe privat me regjistrat bazë të studentëve”, paraqet kërkesën për tërheqjen e regjistrave bazë të studentëve, për programet e mëposhtme të studimit:
Nr. | Fakulteti | Emërtimi i Programit të studimit | Lloji i programit të studimit (BA, MP, MSH) | Forma e studimit |
Personi i autorizuar për tërheqjen e regjistrit pranë AKP është:
Emër Mbiemër _________________________________
me nr. Personal të kartës së identitetit ___________________________
________________________________________
Emër Mbiemër Firmë e titullarit të institucionit
Vula e institucionit