Ministria e Arsimit dhe Sporti njofton të gjithë kandidatët nga Republika e Kosovës, si dhe kandidatët shqiptarë nga Maqedonia, Mali i Zi, Presheva, Bujanovci dhe Medvegja, të aplikojnë pranë (MAS), nga data 3 deri në datën 10 nëntor 2014 për të përfituar nga kuotat e ciklit të dytë të studimeve në IAL publike, viti akademik 2014-2015. Aplikimet pas datës 10 nëntor 2014 nuk do të merren në konsideratë.
Kandidatët të shprehin 5 preferenca të ndryshme lidhur me aplikimin në programet e preferuara të studimit sipas formularit në Shtojcën nr. 1, bashkëlidhur Udhëzimit Nr. 52, datë 03.11.2014.
Kandidatët në momentin e aplikimit duhet të dorëzojnë dokumentacionin sipas parashikimit në Udhëzimin Nr. 53 datë 03.11.2014 që gjendet në link-un më poshtë.
Udhëzimin Nr. 53 datë 03.11.2014
Aplikimet me dokumentacion të paplotë nuk merren në konsideratë.
Përzgjedhja e kandidatëve bëhet nga një Komision i Posaçëm i ngritur me urdhër të Ministrit të Arsimit dhe Sportit. Vlerësimi do të bëhet mbi kriterin e meritës, bazuar në notën mesatare të të gjitha viteve të studimeve universitare të ciklit të parë dhe në notën mesatare të të gjitha viteve shkollës së mesme, eventualisht, duke vlerësuar dhe programet që gjykohet të jenë prioritare sipas propozimeve të autoriteteve të vendeve përkatëse, si dhe duke marrë parasysh kapacitetet pritëse të çdo IAL-je për programin përkatës të studimit. Nëse, do të rezultojnë kandidatë me pikë të barabarta, do t’i nënshtrohen testimit që do të kryhet nga MAS.
Kandidatë nga trojet përfitojnë nga kuotat e veçanta në zbatim të Vendimit nr. 668, datë 15.10.2014, të Këshillit të Ministrave “Për kuotat e pranimit dhe tarifat e shkollimit, në institucionet publike të arsimit të lartë, për programet e studimeve të ciklit të dytë me kohë të plotë, “Master profesional” dhe “Master i shkencave”/”Master i arteve të bukura”, për vitin akademik 2014-2015”.
Emërtimi dhe ID e programit përkatës që do të shënohet në 5 preferencat i gjeni në link e tabelave, sipas VKM, Nr.668 datë 15.10.2014